Si të etiketosh përmbajtjen e krijuar me inteligjencë artificiale në postimet e tua
DesktopStart
Tek Opsionet e privatësisë së postimit, aktivizo Përmbajtje e krijuar me IA nëse ke përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar ose për të ndryshuar ndjeshëm imazhe, video apo audio. Kjo etiketë e ndihmon audiencën të kuptojë si është krijuar përmbajtja.
Si të etiketosh një postim që përmban materiale të krijuara me IA
- Shko te Krijo dhe zgjidh llogarinë ku dëshiron të publikosh.
- Shto tekstin dhe skedarët mediatikë.
- Në dritaren ku po krijon postimin, kliko ikonën Opsionet e privatësisë.

- Aktivizo Përmbajtje e krijuar me IA.

- Nëse po publikon në disa llogari, zgjidhi një nga një dhe aktivizo opsionin për secilën llogari ku dëshiron të shtosh etiketën.

- Ruaje postimin si draft ose planifiko publikimin e tij.
Mbaj parasysh
- Opsioni Përmbajtje e krijuar me IA është i disponueshëm në Threads, TikTok, YouTube, Instagram (postime në feed, Reels dhe Stories), faqet e Facebook (video dhe Reels), X dhe Pinterest.
- Përdore etiketën kur një imazh, video apo audio e krijuar ose e ndryshuar me IA mund të duket e vërtetë. Për shembull, mund të etiketosh një zë të klonuar, një imazh që duket si fotografi e një ngjarjeje që nuk ka ndodhur kurrë, ose një video të ndryshuar ku duket sikur dikush ka thënë diçka që nuk e ka thënë.
- Para se të publikosh, kontrollo rregullat e secilit rrjet social për etiketimin e përmbajtjes. Kërkesat varen nga lloji i përmbajtjes dhe mënyra si e ke përdorur IA-në.
- Teksti dhe pamja e etiketës mund të ndryshojnë nga një rrjet social në tjetrin.
- Këtë opsion mund ta aktivizosh vetëm kur zgjedh publikimin automatik.
DesktopEnd
MobileStart
Te cilësimet e privatësisë së postimit, aktivizo Përmbajtje e krijuar me IA nëse ke përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar ose për të ndryshuar ndjeshëm imazhe, video apo audio. Kjo etiketë e ndihmon audiencën të kuptojë si është krijuar përmbajtja.
Si të etiketosh një postim që përmban materiale të krijuara me IA
- Hap aplikacionin Publer në telefon dhe prek + për të krijuar një postim.
- Zgjidh llogarinë ku dëshiron të publikosh, pastaj shto tekstin dhe skedarët mediatikë.
- Prek Cilësimet e privatësisë dhe ndërveprimit.

- Aktivizo Përmbajtje e krijuar me IA.

- Nëse po publikon në disa llogari, zgjidhi një nga një dhe aktivizo opsionin për secilën llogari ku dëshiron të shtosh etiketën.
- Prek Ruaj për të ruajtur cilësimin. Më pas, publikoje postimin menjëherë ose planifikoje për më vonë.
Mbaj parasysh
- Opsioni Përmbajtje e krijuar me IA është i disponueshëm në Threads, TikTok, YouTube, Instagram (postime në feed, Reels dhe Stories), faqet e Facebook (video dhe Reels), X dhe Pinterest.
- Përdore etiketën kur një imazh, video apo audio e krijuar ose e ndryshuar me IA mund të duket e vërtetë. Për shembull, mund të etiketosh një zë të klonuar, një imazh që duket si fotografi e një ngjarjeje që nuk ka ndodhur kurrë, ose një video të ndryshuar ku duket sikur dikush ka thënë diçka që nuk e ka thënë.
- Para se të publikosh, kontrollo rregullat e secilit rrjet social për etiketimin e përmbajtjes. Kërkesat varen nga lloji i përmbajtjes dhe mënyra si e ke përdorur IA-në.
- Teksti dhe pamja e etiketës mund të ndryshojnë nga një rrjet social në tjetrin.
- Këtë opsion mund ta aktivizosh vetëm kur zgjedh publikimin automatik.
MobileEnd
Shkruar nga Brikena Cani
Përditësuar: 19/11/2026
Faleminderit!
