Articles on: Canva dhe VistaCreate
This article is also available in:

Si të lidhem me llogarinë time personale të VistaCreate (Crello)

Me Publer, mund të zgjidhni të përdorni llogarinë tuaj personale në VistaCreate (Crello) ose një llogari VistaCreate (Crello) që ne do ta krijojmë automatikisht për ju.


Nëse vendosni të përdorni një llogari që ne krijojmë për ju, do të keni disa nga përfitimet e një llogarie VistaCreate (Crello) Pro vetëm brenda Publer, pa pasur nevojë për një abonim VistaCreate (Crello) Pro. Me Publer Professional mund të dizajnoni ilustrime, ndërsa me Publer Business mund të dizajnoni dhe redaktoni edhe video dhe GIF.


Nëse dëshironi të përdorni llogarinë tuaj personale:


  • Thjesht aktivizoni opsionin Kam një llogari në VistaCreate (Crello).
  • Sigurohuni që të keni dalë nga VistaCreate (Crello), nëse nuk e keni bërë ende. Ndiqni këtë artikull për më shumë ndihmë.


Duke u lidhur me llogarinë personale në VistaCreate


  • Klikoni Vazhdo për të hapur VistaCreate (Crello).
  • Në krye të faqes, zgjidhni Regjistrohu ose Hyni në llogarinë tuaj.


Duke hyrë në llogarinë personale VistaCreate


Nëse dëshironi të përdorni një llogari që krijojmë ne:


  • Thjesht klikoni Vazhdo pa aktivizuar opsionin Kam një llogari në VistaCreate (Crello).


Mbani mend që funksionet pro të kësaj llogarie mund të përdoren vetëm brenda Publer.


Duke u lidhur me një llogari VistaCreate të krijuar nga Publer


  • Më pas, do të ridrejtoheni tek VistaCreate (Crello).


Tani jeni gati të krijoni dizajne në VistaCreate (Crello). Mësoni më shumë si ta bëni këtë këtu.


*Përditësuar nga: Brikena Cani


Updated on: 10/09/2025

Was this article helpful?

Share your feedback

Cancel

Thank you!