Si të shihni dhe të ripërdorni postimet tuaja më të mira me një hashtag të caktuar
DesktopStart
Me Publer, tani mund të ripërdorni dhe të ndani postimet tuaja me performancën më të mirë duke përdorur hashtagë specifikë.
Si të ripërdorni dhe ndani postimet tuaja më të mira nga Analizat:
- Shkoni te Analizat.
- Zgjidhni një llogari sociale specifike në të majtë.
- Hapni skedën Analiza e Hashtagëve për të parë në detaje performancën e hashtagëve tuaj.
- Keni mundësinë të zgjidhni periudhën kohore të preferuar. Si parazgjedhje është 7 ditët e fundit, por mund të zgjidhni edhe një periudhë të personalizuar.
- Mund t’i rendisni gjithashtu nga më i larti tek më i ulëti, duke klikuar mbi kategori të ndryshme (p.sh. Shtrirja), për të identifikuar më lehtë hashtagët që performojnë më mirë. Këtu ju ndihmon edhe Vlerësimi i Hashtagut.
- Pasi të identifikoni hashtagun me performancë më të lartë, klikoni mbi të, zgjidhni një nga postimet më të mira dhe hapeni atë.
- Klikoni mbi shigjetën dhe zgjidhni Ripërdor, për të ripërdorur postimin.
- Në fund, shtoni përfundimet e fundit dhe programoni postimin sipas nevojës.
*Shkruar nga: Brikena Cani
DesktopEnd
MobileStart
Me aplikacionin mobil të Publer, tani mund të ripërdorni dhe të ndani postimet tuaja me performancën më të mirë duke përdorur hashtagë specifikë.
Si të ripërdorni dhe ndani postimet tuaja më të mira nga Analizat:
- Shkoni te Analizat.
- Hapni skedën Hashtagë për të parë performancën e tyre në detaje.
- Keni mundësinë të zgjidhni periudhën kohore të preferuar. Si parazgjedhje është 7 ditët e fundit, por mund të zgjidhni edhe një periudhë të personalizuar.
- Mund t’i rendisni sipas shtrirjes, nga më e madhja te më e vogla, duke klikuar mbi ikonën e renditjes, për të identifikuar më lehtë hashtagët që performojnë më mirë.
- Në këtë rast, filtrat duhet të renditen sipas Shtrirjes > Zbritës.
- Pasi të identifikoni hashtagun më të mirë, klikoni mbi të për të parë Performancën e Hashtagut.
- Pastaj, zgjidhni një nga postimet më të mira që e përdorin atë hashtag dhe klikoni mbi të.
- Në krye të djathtë të ekranit, klikoni mbi 3 pikat.
- Klikoni te Ripërdor, për të ripërdorur postimin.
- Në fund, shtoni përfundimet e fundit dhe programoni postimin sipas nevojës.
*Shkruar nga: Brikena Cani
MobileEnd
Updated on: 13/09/2025
Thank you!