Si të dizajnoni karusele me integrimin e PostNitro
Tani mund të krijoni karusele duke përdorur integrimin e PostNitro drejtpërdrejt nga Publer.
Si të përdorni integrimin e PostNitro:
- Shkoni te skeda Krijo.
- Klikoni mbi Kliko ose tërhiq dhe lësho media.
- Zgjidhni PostNitro.
- Filloni të krijoni dizajnin e karuselit tuaj.
- Për të zgjedhur një shabllon, klikoni mbi Zgjidh Shabllonin.
- Mund të zgjidhni nga shabllonet e gatshme ose të krijoni një të personalizuar.
- Mund të importoni dizajne masive nga një CSV ose të ndryshoni foton e profilit, kanvasin, dizajnin, ngjyrat ose tekstin.
- Mund të përdorni gjithashtu Asistuesin AI për të gjeneruar ose për t’ju ndihmuar në krijimin e karuselit.
- Vendosni një temë, ton, audiencë, gjuhë, numrin e faqeve etj. dhe klikoni mbi Gjenero nga Tema.
- Zgjidhni platformën sociale ku dëshironi të publikoni karuselin.
- Klikoni mbi Publiko në këndin e sipërm majtas për të përdorur karuselin që sapo krijuat.
- Shikoni parapamjen e karuselit dhe klikoni përsëri mbi Publiko.
- Përfundoni dizajnin e postimit tuaj në Publer dhe programojeni.
Si të përdorni dizajnet tuaja të mëparshme të PostNitro:
- Shkoni te PostNitro duke ndjekur hapat e mësipërm.
- Klikoni mbi Të Ruajtura.
- Këtu do të shihni të gjitha karuselet që keni krijuar më parë përmes integrimit.
- Përdorni dizajnet tuaja sipas dëshirës, klikoni mbi Publiko dhe pastaj programojeni.
*Shkruar nga: Brikena Cani
Updated on: 10/09/2025
Thank you!