Si të krijoni postime nga idetë
DesktopStart
Skeda Idetë në Publer ju ndihmon të ktheni idetë në postime reale pa dalë nga Publer. Mund të ruani ide, të shkruani draft-e, të bashkëpunoni me ekipin tuaj dhe të krijoni postime me AI, të gjitha në një vend.
Idetë nuk lidhen me asnjë llogari sociale derisa t’i përdorni në kompozues. Funksionon si një tabelë e thjeshtë Kanban, ku mund të tërhiqni dhe lëshoni idetë midis kolonave ose listave ndërsa ato avancojnë.
Idetë mund të krijohen në disa vende:
- Nga Kompozuesi (kur nuk është përzgjedhur asnjë llogari sociale)
- Nga skeda Idetë
- Nga paneli kryesor Home
Për të krijuar një postim nga një ide:
- Shkoni te skeda Idetë.
- Klikoni mbi idenë që dëshironi të përdorni dhe do të hapet modali i postimit.
- Rishikoni përmbajtjen dhe bëni çdo ndryshim të fundit.
- Klikoni shigjetën për të zgjedhur Përdor idenë ose Përmirëso me AI.

- Nëse zgjidhni Përdor idenë, do të hapet modali Krijo që të mund ta redaktoni dhe planifikoni postimin menjëherë.
- Nëse zgjidhni Përmirëso me AI, Publer AI do të gjenerojë ose përmirësojë postimin duke përdorur draft-in tuaj, udhëzimet dhe Brand Voice.

- Klikoni Shto për të shtuar përmbajtjen në kompozues.
- Zgjidhni llogaritë sociale në anën e majtë dhe planifikoni postimin sipas dëshirës.
Për të krijuar postime në grup nga idetë
- Nëse menaxhoni shumë ide, mund të zgjidhni disa ide njëkohësisht.
- Përdorini ato në grup.

- Kjo do t’i hapë ato në kompozuesin Krijo, në mënyrë që të ktheni shpejt disa ide në postime njëkohësisht.
- Zgjidhni një llogari sociale dhe klikoni Publiko.

Mësoni më shumë rreth Ideve këtu.
DesktopEnd
MobileStart
Skeda Idetë në Publer ju ndihmon të ktheni idetë në postime reale pa dalë nga Publer. Mund të ruani ide, të punoni në draft-e, të merrni feedback dhe të krijoni postime me AI në një vend.
Idetë nuk lidhen me asnjë llogari sociale derisa t’i përdorni në kompozues.
Idetë mund të krijohen nga:
- Kompozuesi (kur nuk është përzgjedhur asnjë llogari sociale)
- skeda Idetë
Në aplikacionin mobil mund të shihni një parapamje të Ideve nga faqja Home, por menaxhimi i plotë bëhet brenda skedës Idetë. Funksionon si një tabelë e thjeshtë Kanban, ku mund të lëvizni idetë midis kolonave dhe listave ndërsa ato avancojnë.
Për të krijuar një postim nga një ide:
- Shkoni te skeda Idetë.
- Prekni idenë që dëshironi të përdorni dhe do të hapet modali i postimit.
- Prekni tre pikat në këndin e sipërm djathtas për të zgjedhur Përdor ose Përmirëso me AI.

- Nëse zgjidhni Përdor, do të hapet modali Krijo që të mund ta redaktoni dhe planifikoni postimin menjëherë.
- Nëse zgjidhni Përmirëso me AI, Publer AI do të gjenerojë ose përmirësojë postimin duke përdorur draft-in dhe Brand Voice.

- Prekni Shto, zgjidhni llogaritë sociale dhe planifikoni postimin.
MobileEnd
*Shkruar nga: Brikena Cani
Përditësuar: 18/03/2026
Faleminderit!
