Menaxhimi i llogarive Mastodon në Publer
Cilat llogari të Mastodon-it janë të mbështetura në Publer?
Të gjitha llogaritë e Mastodon-it, nga të gjitha serverët mbështeten në Publer. Për të lidhur Mastodon-in, ndiq hapat këtu.
Cilat postime mund të ndajmë në Mastodon përmes Publer?
Llojet e mbështetura të postimeve:
- Azhurnime te statusit
- Lidhje (të cilat gjithmonë llogariten si 23 karaktere, pa marrë parasysh gjatësinë)
- Postime me foto të vetme dhe me shumë foto (deri në 4 foto)
- Videot
- Gifi
Lexo për të gjitha kufizimet e postimeve për Mastodon këtu.
Cilat janë karakteristikat kryesore të Mastodon në Publer?
- Mund të programoni fije të Mastodon-it me deri në 25 përgjigje në një fije.
- Mund të parapamë fijet, e cila gjë ju lehtëson të shikoni se si do të duken postimet në kohë reale.
- Lehtësisht mund të programoni/forconi postimet tuaja dhe të të tjerëve duke përdorur Publer, të cilat mund ti parapamë në kohë reale.
- Mund të shtoni një paralajmërim në postimin tuaj. Për të paraparë pjesën tjetër të postimit tuaj, klikoni mbi Shfaq më shumë.
- Mund të specifikoni gjuhën e postimit tuaj, duke kërkuar në listë.
- Etiketimi/përmendja e llogarive të tjera të Mastodon-it, i cili ndihmon në angazhimin dhe interaksionin e postimit.
- Mund të shtoni komente pasuese në postimet tuaja dhe madje të menaxhoni komentet tuaja te postimet e publikuara brenda Publer.
Pyetjet e Shpeshta:
- ** A mund të krijoj dhe të programoj fije të Mastodon-it me Publer? **
Po, mund të krijoj dhe të programoj deri në 25 përgjigje të Mastodon-it në një fije.
- **A mund të programoj ose të forcoj postimet e mia dhe të të tjerëve përmes Publer? **
Po, mund të programoni dhe të forcni postimet tuaja dhe ato të të tjerëve duke përdorur Publer. Mësoni më shumë për këtë këtu.
- Pse Publer shfaqet kur ndaj një postim në Mastodon?
Për shkak të kërkesave nga Mastodon, postimi duhet të jenë i atribuuar aplikacionit respektiv nga i cili é postuar. Në këtë rast, do të shfaqet Publer, dhe do të jetë një link i klikueshëm, për llogaritë e reja. Përndryshe, mund të hiqni dhe të shtoni përsëri llogarinë tuaj për të rinovuar atë.
Artikuj të lidhur:
- Çfarë janë serverat e Mastodon dhe si funksionojnë?
- Si të lidhni llogaritë e Mastodon-it
- Si të programoni fije të Mastodon-it
- Si të forconi (retweet/reshare) postimet për Mastodon
*E shkruar nga: Brikena Cani
Updated on: 31/07/2025
Thank you!