Kategori Planifikimi i Postimeve
Shiko në gjuhë të tjera

Si të krijojmë dhe postojmë skedarë PDF në LinkedIn

DesktopStart


Ju mund të lidhni të dy profilin dhe faqen tuaj në LinkedIn me Publer dhe të postoni direkt karuselë PDF.


Shënim: Ju mund të ngarkoni fotografi, dokumente dhe prezantime në Publer. Ato do të ndahen në fotografi dhe më pas mund t'i shpërndani si karuselë PDF.


Për të krijuar një postim karusele/PDF për LinkedIn:


  • Së pari, zgjidhni llogarinë e LinkedIn që dëshironi të përdorni.
  • Ngarkoni fotografitë tuaja të dëshiruara sipas rradhës.


Ju mund të ngarkoni deri në 100 fotografi në maksimum për një postim karusele. Ato nuk mund të përziehen me GIF ose Video pasi nuk mbështetet nga API e LinkedIn.



  • Gjithashtu mund të ngarkoni disa dokumente PDF, Word ose PowerPoint dhe sistemi automatikisht do t'i ndajë ato në fotografi për postimin e karuselës/PDF.



  • Aktivizoni opsionin Posto fotografitë si dokument PDF.


Fotografitë do të kthehen automatikisht në një skedar PDF dhe do të postohen në LinkedIn si dokument/karuselë. Mbështetuni në funksionalitetin e parapamjes për vizualizim.


Postimi i fotove si dokument PDF


Duhet të shtoni një titull përshkrues për dokumentin tuaj, në të kundërt nuk do të shpërndahet si postim PDF/karuselë.


Shtimi i një titulli në dokumentin PDF


  • Për të parë se si do të duket, mund të kontrolloni parapamjen në anën e djathtë. Nëse po përdorni një faqe me dritare më të vogël mund të shtypni butonin e parapamjes.


Parapamje e postimit


  • Përfundimisht, planifikoni karuselët/PDF-t tuaja të LinkedIn sipas rradhës.



DesktopEnd

MobileStart


Për të postuar karuselë/pdf në aplikacionin mobil të LinkedIn:


  • Sa herë që hyni në aplikacion, duhet të shtypni butonin plus që ndodhet në cepin e djathtë të poshtëm të ekranit:



  • Zgjidhni llogarinë e LinkedIn që dëshironi të përdorni dhe klikoni në + për të shtuar media ose skedarë.



  • Zgjidhni një nga burimet për të shtuar mediat.
  • Gjithashtu mund të ngarkoni disa dokumente PDF, Word ose PowerPoint dhe sistemi do t'i ndajë automatikisht ato në fotografi për postimin e karuselës/PDF.


Ju mund të ngarkoni deri në 100 fotografi në maksimum për një postim karusele. Ato nuk mund të përziehen me GIF ose Video sepse nuk mbështetet nga API e LinkedIn.


Zgjedhja e medias ose skedarit për ngarkim


  • Aktivizoni opsionin Posto fotografitë si dokument PDF.


Zgjedhja "Posto fotografitë si dokument PDF"


Fotografitë do të kthehen automatikisht në një skedar PDF dhe do të postohen në LinkedIn si karuselë PDF.


Duhet të shtoni një titull përshkrues për dokumentin tuaj, në të kundërt nuk do të shpërndahet si postim PDF/karuselë.


Shtimin e një titulli në dokumentin PDF


  • Përfundimisht, planifikoni karuselët/PDF-t tuaja të LinkedIn sipas rradhës.



MobileEnd





Shkruar nga: Brikena Cani

Përditësuar: 12/10/2026

A ishte ky artikull i dobishëm?

Ndaj mendimin tënd

Anulo

Faleminderit!