Articles on: Eksploro
This article is also available in:

Skeda "Eksploro" në Publer

Funksioni Eksploro është këtu për të ndihmuar në përmirësimin e pranisë tuaj online, nxjerrjen e klikimeve më të larta dhe për t'ju frymëzuar me lajmet dhe përmbajtjen më të fundit dhe më të njohura.


Në skedën Eksploro, keni opsionin të shikoni dhe përdorni:


  1. Postimet më të njohura
  2. Lajme (Lajmet më të fundit, Pyetjet e Avancuara)
  3. RSS Feeds


Postimet më të njohura:


Tani mund të gjeni dhe të riperdorni postimet më të njohura nga Instagram dhe Twitter duke përdorur Publer.


  • Shkoni te skeda Eksploro në Publer.



  • Zgjidhni skedën Postimet më të njohura.



  • Zgjidhni Platformën dhe Kategorinë.


Ka 11 kategori me nënkategori nga të cilat mund të zgjidhni. Për më shumë informacion në lidhje me këtë kliko këtu.


  • Filtron sipas postimeve më të fundit ose postimeve më të shikuar duke klikuar në një nga opsionet nga lista zbritëse:



  • Klikoni në postimin që ju pëlqen, për ta hapur dhe shtypni ikonën e shigjetës në cepin e poshtëm të djathtë, për të Riperdorur ose Shpërndarë postimin.



  • Përndryshe mund të klikoni në kutinë në cepin e djathtë të sipërm dhe të shtypni Përdor.



  • Pas kësaj, do të ridrejtoheni te dritarja e krijimit të postimit.
  • Këtu, mund të vazhdoni me redaktimet përfundimtare të postimit para se ta programoni/publikoni. Mund të ri-shkruani tekstin duke përdorur edhe Asistentin IA.


Mund të shihni dhe të përgjigjeni ndaj komenteve, të shihni analizat për postimet më të njohura dhe gjithashtu të shihni këto postime direkt në llogaritë përkatëse të rrjetit social.


Lajme


  • Shkoni te skeda Eksploro dhe klikoni mbi Lajmet.
  • Në skedën Lajmet më të fundit bëni një kërkim të thjeshtë me Shtetin dhe Kategorinë dhe do të shihni menjëherë rezultatet.



  • Mund të krijuani një kërkim të ri, duke ndryshuar thjesht shtetin ose kategorinë.
  • Mund të kërkoni edhe në detaje për artikuj të veçantë duke përdorur Kërkimin e Avancuar dhe duke klikuar mbi Shto Pyetje të Re.



  • Precizoni kërkimin tuaj duke zgjedhur për:


  1. Fjalëkyçe
  • Rrethoni frazat me thonjëza (") për përputhje të saktë.
  • Shtoni në fillim të fjalëve ose frazave që duhen paraqitur simbolin +. Psh: +mediasociale
  • Vendosni përpara fjalëve që nuk duhen paraqitur simbolin -. Psh: -facebook
  • Mund të përdorni gjithashtu fjalëkyçet AND / OR / NOT, dhe opsionalisht mund t'i gruponi këto me paranteza. Psh: "mediasociale" AND (Facebook OR Twitter) NOT Snapchat.


  1. Datat e artikullit
  2. Gjuha
  3. Rendit sipas relevancës, famës, dhe datës
  4. Përfshij ose Përjashto domaine të veçanta.


  • Sapo të keni specifikuar kërkimin tuaj, mund të zgjidhni të Ruani pyetjen për të ardhmen.



  • Më pas, klikoni mbi Kërko dhe do të shfaqen rezultatet përkatëse.
  • Filloni të shpërndani cilindo artikuj që ju pëlqejnë ose programojini për të ardhmen.


RSS Feeds


RSS Feeds është thjesht një skedar XML që përdor kod për të "komunikuar" me Publer. Çdo blog ose faqe lajmesh ka RSS Feeds-in e vet. Për faqet WordPress, thjesht shtoni "/feed" në adresën e webit.


Për shembull: Për Publer, RSS Feed është "https://publer.io/blog/feed". Nëse keni nevojë për ndihmë për të gjetur URL-në e RSS Feed tuaj shko këtu.


  • Shkoni te skeda Eksploro në Publer dhe zgjidhni RSS Feeds
  • Klikoni mbi dropdown RSS Feeds dhe zgjidhni/kerkoni RSS Feed-in që ju nevojitet.



RSS Feed do të marrë të gjitha artikujtë tuaj të rinj, do t'i ruajë ato në bibliotekën e Publer, dhe më pas do të Postojë automatikisht, do Programojë automatikisht, ose nuk do të ndërmarrë veprim në varësi të cilësimeve që keni zgjedhur.


  • Pas zgjedhjes së një prej RSS Feeds-eve, klikoni mbi 3 pikat dhe më pas mbi Cilësimet.



  • Zgjidhni një mënyrë për të automatizuar RSS Feeds (auto-programim/auto-postim) dhe klikoni mbi Ruaj.



Nëse keni nevojë për më shumë ide, mos harroni që të përdorni Asistentin IA të Publer për të gjeneruar përmbajtje të veçantë dhe të kapshme brenda pak kohësh!


*Shkruar nga: Brikena Cani


Updated on: 15/08/2025

Was this article helpful?

Share your feedback

Cancel

Thank you!