Kategori Eksploro
Shiko në gjuhë të tjera

Si të përdorim skedën Eksploro për të parë artikujt e lajmeve që janë më të njohura

DesktopStart


Skeda Eksploro të ndihmon të zbulosh artikuj lajmesh që të interesojnë, të gjesh frymëzim dhe të zgjedhësh përmbajtje për ta ndarë me audiencën tënde.


Për të gjetur artikuj lajmesh:


  • Shko te Eksploro dhe kliko Lajme.



  • Te Lajmet e fundit, zgjidh një Shtet dhe një Kategori për të gjetur artikuj që të interesojnë.



  • Rezultatet do të përditësohen sipas zgjedhjeve të tua.



  • Për të parë rezultate të tjera, ndrysho shtetin ose kategorinë.
  • Për një kërkim më specifik, hap Kërkim i avancuar, pastaj hap menunë e kërkimeve dhe zgjidh Shto kërkim të ri.



  • Përdor fushat e disponueshme për të kufizuar kërkimin:


  1. Fjalë kyçe: Shkruaj fjalë ose shprehje që lidhen me artikujt që dëshiron të gjesh.
  2. Datat: Zgjidh periudhën kur janë publikuar artikujt.
  3. Gjuha: Zgjidh gjuhën e artikujve.
  4. Rendit sipas: Renditi rezultatet sipas përputhjes me kërkimin, popullaritetit ose datës.
  5. Domenet: Përfshi ose përjashto faqe interneti të caktuara.


Për kërkime më të sakta, vendos një shprehje të plotë brenda thonjëzave, si "rrjetet sociale". Përdor +socialmedia për të kërkuar që një fjalë të jetë patjetër e pranishme ose -facebook për ta përjashtuar. Mund të kombinosh terma edhe me AND, OR dhe NOT, për shembull: "rrjetet sociale" AND (Facebook OR Twitter) NOT Snapchat.


  • Për ta përdorur sërish këtë kërkim më vonë, zgjidh Ruaj kërkimin, vendosi një emër dhe kliko Ruaj.



  • Kliko Kërko për të shfaqur artikujt që përputhen me kriteret e tua.



  • Shfleto rezultatet dhe zgjidh një artikull për ta ndarë menjëherë ose për ta planifikuar për më vonë.


Nëse të duhet ndihmë për të shkruar tekstin që shoqëron artikullin, përdor Publer AI Assist për të krijuar tekstin e postimit.


DesktopEnd


MobileStart


Skeda Eksploro të ndihmon të zbulosh artikuj lajmesh që të interesojnë, të gjesh frymëzim dhe të zgjedhësh përmbajtje për ta ndarë me audiencën tënde drejtpërdrejt nga aplikacioni celular i Publer.


Për të gjetur artikuj lajmesh nga telefoni:


  • Hap aplikacionin celular të Publer dhe shko te Eksploro.
  • Hap Lajme dhe zgjidh Artikujt e fundit.



  • Prek Kërko artikuj për të kërkuar artikuj duke përdorur një fjalë kyçe.
  • Prek ikonën e filtrit në këndin e sipërm djathtas të ekranit.



  • Zgjidh një Shtet dhe një Kategori, si Biznes, Argëtim, Shëndetësi ose Sport, për të kufizuar rezultatet.



  • Shfleto artikujt që përputhen me zgjedhjet e tua. Mund të ndryshosh fjalët kyçe ose filtrat për të parë rezultate të tjera.


Për të përdorur kërkimin e avancuar nga telefoni:


  • Te Eksploro > Lajme, zgjidh Kërkim i avancuar.



  • Prek ikonën + në të djathtë për të krijuar një kërkim të ri.



  • Përdor fushat e disponueshme për të kufizuar kërkimin:


  1. Fjalë kyçe: Shkruaj fjalë ose shprehje që lidhen me artikujt që dëshiron të gjesh.
  2. Datat: Zgjidh periudhën kur janë publikuar artikujt.
  3. Gjuha: Zgjidh gjuhën e artikujve.
  4. Rendit sipas: Renditi rezultatet sipas përputhjes me kërkimin, popullaritetit ose datës.
  5. Domenet: Përfshi ose përjashto faqe interneti të caktuara.



Për kërkime më të sakta, vendos një shprehje të plotë brenda thonjëzave, si "rrjetet sociale". Përdor +socialmedia për të kërkuar që një fjalë të jetë patjetër e pranishme ose -facebook për ta përjashtuar. Mund të kombinosh terma edhe me AND, OR dhe NOT, për shembull: "rrjetet sociale" AND (Facebook OR Twitter) NOT Snapchat.


  • Ruaje kërkimin nëse dëshiron ta përdorësh sërish më vonë.
  • Prek Kërko për të shfaqur artikujt përkatës në skedën Lajme.



  • Shfleto rezultatet dhe zgjidh një artikull për ta ndarë menjëherë ose për ta planifikuar për më vonë.


Nëse të duhet ndihmë për të shkruar tekstin që shoqëron artikullin, përdor Publer AI Assist për të krijuar tekstin e postimit.


MobileEnd



Shkruar nga: Brikena Cani

Përditësuar: 01/11/2026

A ishte ky artikull i dobishëm?

Ndaj mendimin tënd

Anulo

Faleminderit!