Articles on: Feed-et RSS
This article is also available in:

Si të shtohet një RSS feed i ri

DesktopStart


Shënim: Artikujt e RSS Feeds (ose objekte të tjera) do të programohen vetëm për një vit përpara, në maksimum. Nëse ju del gabimi "Nuk u gjetën kohë të lira", do të jetë për shkak të kësaj. Të gjitha kohët e lira për vitin e dhënë do të jenë të zëna.


Çdo artikull do të shpërndahet automatikisht ose do të publikohet vetëm një herë. Megjithatë, ju mund të shpërndani artikujt manualisht disa herë, siç tregohet këtu.


Për të shtuar një RSS Feed të ri:


  • Shkoni te skeda Eksploro në Publer.



  • Zgjidhni RSS Feeds
  • Klikoni mbi Shto RSS Feed.



  • Shtoni Emrin e Feed.
  • Shtoni URL e Feed
  • Përfshini dhe Përjashtoni Fjalët kyçe. Kjo ju ndihmon të tërhiqni/përjashtoni objekte të caktuara të RSS Feeds në Publer, në vend të të gjitha objekteve.



  • Klikoni Shto dhe prisni derisa feed të lidhet.


Zgjidhni një Veprim:


  1. Asnjë Veprim -- Objektet e RSS do të ruhen në bibliotekë, deri në një veprim të mëtejshëm të caktuar nga përdoruesi.
  2. Posto Automatikisht -- Vendosni se ku dëshironi të postoni automatikisht çdo objekt të ri të RSS që tërhiqet nga Publer.
  3. Programim Automatik -- Vendosni se ku dëshironi të programoni automatikisht çdo objekt të ri të RSS që tërhiqet nga Publer, duke ndjekur një program postimi, i paracaktuar ose i caktuar në atë moment.



  • Mund të zgjidhni të përdorni titullin/përshkrimin e artikullit si titullin e postit.
  • Përveç kësaj, mund të zgjidhni mes postimit të këtij artikulli si një link ose si një foto.


Për rrjete sociale të caktuara, si Pinterest, artikujt do të postohen si foto dhe linket do të shtohen automatikisht në seksionin e URL.


  • në fund, klikoni në Ruaj.


Mbani mend, automatizimi i RSS Feeds ndan artikujt vetëm në kanale tuaja të medias sociale, jo në sajtin tuaj WordPress. Për të ndarë artikujt në WordPress përmes Publer, ndiqni hapat këtu.


Mësoni më shumë për RSS Feeds dhe si do të ndahen artikujt në një media sociale të caktuar.


*Përditësuar nga: Brikena Cani


DesktopEnd

MobileStart


Shënim: Artikujt e RSS Feeds (ose objekte të tjera) do të programohen vetëm për një vit përpara, në maksimum. Nëse ju del gabimi "Nuk u gjetën kohë të lira", do të jetë për shkak të kësaj. Të gjitha kohët e lira për vitin e dhënë do të jenë të zëna.


Çdo artikull do të shpërndahet automatikisht ose do të publikohet vetëm një herë. Megjithatë, ju mund të shpërndani artikujt manualisht disa herë, siç tregohet këtu.


Për të shtuar një RSS feed të ri:


  • Shkoni te skeda Eksploro në aplkacionin mobile të Publer.



  • Zgjidhni RSS Feeds.



  • Klikoni mbi Shto RSS Feed në krye të ekranit.



  • Shtoni Emrin e Feed.
  • Shtoni URL e Feed
  • Përfshini dhe Përjashtoni Fjalët kyçe. Kjo ju ndihmon të tërhiqni/përjashtoni objekte të caktuara të RSS Feeds në Publer, në vend të të gjitha objekteve.



  • Klikoni Shto dhe prisni derisa feed të lidhet.


Zgjidhni një Veprim:


  1. Asnjë Veprim -- Objektet e RSS do të ruhen në bibliotekë, deri në një veprim të mëtejshëm të caktuar nga përdoruesi.
  2. Posto Automatikisht -- Vendosni se ku dëshironi të postoni automatikisht çdo objekt të ri të RSS që tërhiqet nga Publer.
  3. Programim Automatik -- Vendosni se ku dëshironi të programoni automatikisht çdo objekt të ri të RSS që tërhiqet nga Publer, duke ndjekur një program postimi, i paracaktuar ose i caktuar në atë moment.



  • Mund të zgjidhni të përdorni titullin/përshkrimin e artikullit si titullin e postit.
  • Përveç kësaj, mund të zgjidhni mes postimit të këtij artikulli si një link ose si një foto.


Për rrjete sociale të caktuara, si Pinterest, artikujt do të postohen si foto dhe linket do të shtohen automatikisht në seksionin e URL.



  • në fund, klikoni në Apliko.


Mbani mend, automatizimi i RSS Feeds ndan artikujt vetëm në kanale tuaja të medias sociale, jo në sajtin tuaj WordPress. Për të ndarë artikujt në WordPress përmes Publer, duhet ta lidhni atë me Publer dhe të programoni postimet përkatësisht.


Mësoni më shumë për RSS Feeds dhe si do të ndahen artikujt në një media sociale të caktuar.


*Shkruar nga: Brikena Cani


MobileEnd

Updated on: 15/08/2025

Was this article helpful?

Share your feedback

Cancel

Thank you!