> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të etiketosh përmbajtjen e krijuar me inteligjencë artificiale në postimet e tua

### DesktopStart

Tek **Opsionet e privatësisë** së postimit, aktivizo **Përmbajtje e krijuar me IA** nëse ke përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar ose për të ndryshuar ndjeshëm imazhe, video apo audio. Kjo etiketë e ndihmon audiencën të kuptojë si është krijuar përmbajtja.

|| Etiketa është e disponueshme në Threads, TikTok, YouTube, Instagram (postime në feed, Reels dhe Stories), faqet e Facebook (video dhe Reels), X dhe Pinterest.

# Si të etiketosh një postim që përmban materiale të krijuara me IA

* Shko te **Krijo** dhe zgjidh llogarinë ku dëshiron të publikosh.
* Shto tekstin dhe skedarët mediatikë.
* Në dritaren ku po krijon postimin, kliko ikonën **Opsionet e privatësisë**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/screenshot-2026-11-17-at-12274_1bts9om.png)

* Aktivizo **Përmbajtje e krijuar me IA**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/screenshot-2026-11-17-at-12275_6zqdrm.png)

* Nëse po publikon në disa llogari, zgjidhi një nga një dhe aktivizo opsionin për secilën llogari ku dëshiron të shtosh etiketën.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/screenshot-2026-11-17-at-11224_1dd6v3k.png)

* Ruaje postimin si draft ose planifiko publikimin e tij.

### Mbaj parasysh

* Opsioni **Përmbajtje e krijuar me IA** është i disponueshëm në Threads, TikTok, YouTube, Instagram (postime në feed, Reels dhe Stories), faqet e Facebook (video dhe Reels), X dhe Pinterest.
* Përdore etiketën kur një imazh, video apo audio e krijuar ose e ndryshuar me IA mund të duket e vërtetë. Për shembull, mund të etiketosh një zë të klonuar, një imazh që duket si fotografi e një ngjarjeje që nuk ka ndodhur kurrë, ose një video të ndryshuar ku duket sikur dikush ka thënë diçka që nuk e ka thënë.
* Para se të publikosh, kontrollo rregullat e secilit rrjet social për etiketimin e përmbajtjes. Kërkesat varen nga lloji i përmbajtjes dhe mënyra si e ke përdorur IA-në.
* Teksti dhe pamja e etiketës mund të ndryshojnë nga një rrjet social në tjetrin.
* Këtë opsion mund ta aktivizosh vetëm kur zgjedh publikimin automatik.

### DesktopEnd
### MobileStart

Te cilësimet e privatësisë së postimit, aktivizo **Përmbajtje e krijuar me IA** nëse ke përdorur inteligjencën artificiale për të krijuar ose për të ndryshuar ndjeshëm imazhe, video apo audio. Kjo etiketë e ndihmon audiencën të kuptojë si është krijuar përmbajtja.

|| Etiketa është e disponueshme në Threads, TikTok, YouTube, Instagram (postime në feed, Reels dhe Stories), faqet e Facebook (video dhe Reels), X dhe Pinterest.

# Si të etiketosh një postim që përmban materiale të krijuara me IA

* Hap **aplikacionin Publer** në telefon dhe prek **+** për të krijuar një postim.
* Zgjidh llogarinë ku dëshiron të publikosh, pastaj shto tekstin dhe skedarët mediatikë.
* Prek **Cilësimet e privatësisë dhe ndërveprimit**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/simulatorscreenshotf0f225ac-75_1j1xy6v.png)

* Aktivizo **Përmbajtje e krijuar me IA**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/simulatorscreenshotd59df2e2-fe_1aza6n6.png)

* Nëse po publikon në disa llogari, zgjidhi një nga një dhe aktivizo opsionin për secilën llogari ku dëshiron të shtosh etiketën.
* Prek **Ruaj** për të ruajtur cilësimin. Më pas, publikoje postimin menjëherë ose planifikoje për më vonë.

### Mbaj parasysh

* Opsioni **Përmbajtje e krijuar me IA** është i disponueshëm në Threads, TikTok, YouTube, Instagram (postime në feed, Reels dhe Stories), faqet e Facebook (video dhe Reels), X dhe Pinterest.
* Përdore etiketën kur një imazh, video apo audio e krijuar ose e ndryshuar me IA mund të duket e vërtetë. Për shembull, mund të etiketosh një zë të klonuar, një imazh që duket si fotografi e një ngjarjeje që nuk ka ndodhur kurrë, ose një video të ndryshuar ku duket sikur dikush ka thënë diçka që nuk e ka thënë.
* Para se të publikosh, kontrollo rregullat e secilit rrjet social për etiketimin e përmbajtjes. Kërkesat varen nga lloji i përmbajtjes dhe mënyra si e ke përdorur IA-në.
* Teksti dhe pamja e etiketës mund të ndryshojnë nga një rrjet social në tjetrin.
* Këtë opsion mund ta aktivizosh vetëm kur zgjedh publikimin automatik.

### MobileEnd

---

*Shkruar nga* [*Brikena Cani*](https://publer.com/about/brikenacani)