> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Çfarë përfshihet në planin Publer Professional?

**Publer Professional** është plani ynë më i kërkuar. Ai mbështet të gjitha rrjetet sociale, ofron historik të përhershëm të postimeve dhe ju lejon të planifikoni postime pa limit.

###### Mbani mend:

* Përfshin një **provë falas 7-ditore**. Mund ta [anuloni](/en/article/how-to-cancel-my-subscription-w1gd5i/) në çdo kohë.
* Për abonimin ose provën falas kërkohet një kartë krediti ose një llogari PayPal.
* Mund të zgjidhni numrin e llogarive sociale dhe anëtarëve shtesë të ekipit që ju nevojiten duke klikuar mbi shigjetat **Lart** dhe **Poshtë** në [faqen e Planeve dhe Çmimeve.](https://publer.io/plans)

###### Mbani parasysh:

* Për çdo 9 Llogari Sociale, e 10-ta është **Falas**.
* Për çdo 9 Anëtarë të Ekipit, i 10-ti është **Falas**.
* Mund të kurseni deri në **20**% nëse paguani abonimin vjetor.
* Edhe pse mund të provoni disa nga funksionet e Business falas disa herë, ato përfshihen **VETËM** në [Publer Business.](https://help.publer.io/en/article/what-is-included-in-publer-business-1c57hsq/)

# Plani Professional mbështet:

### Të gjitha funksionet e përfshira në [Planin Falas](https://publer.com/help/en/article/what-is-included-in-publer-free-dliovh/):

* **Planifikoni** të gjitha [llojet e postimeve të mbështetura](/en/article/what-post-types-are-supported-and-what-are-their-limitations-1687rte/) për të gjitha [llogaritë sociale që mbështet Publer](/en/article/what-social-networks-are-supported-npoun1/).
* [Përshtateni](/en/article/customizing-posts-for-each-social-network-1cgw0wg/) postimin tuaj sipas rrjetit social ku po publikoni.
* Redaktoni fotot me [editorin e integruar të fotove.](/en/article/how-to-edit-photos-in-publer-with-the-built-in-photo-editor-euu865/)
* Dizajnoni [ilustrime me butonin Canva](/en/article/how-to-design-illustrations-with-the-canva-integration-xavxfk/) — një integrim brenda Publer.
* Krijoni një faqe [Link in Bio](/en/article/how-to-set-up-the-link-in-bio-landing-page-4f3g80/) për secilën nga llogaritë tuaja në Instagram.
* [Ngarkoni foto](/en/article/how-to-upload-a-photo-and-other-media-1ijl3cu/) nga **URL** të jashtme, Drive, OneDrive, Dropbox ose Unsplash.
* Shikoni postimet tuaja të planifikuara në formë liste ose në [Pamjen Kalendarike të Postimeve.](/en/article/how-to-preview-posts-from-within-the-calendar-prz4n5/)
* **Parashikoni** se si do të duket postimi juaj në secilin rrjet social.
* **Planifikoni automatikisht** postimet bazuar në një [orar publikimi](https://help.publer.io/en/article/how-to-setup-a-posting-schedule-cxg8y2/?1587413619375) të paracaktuar.
* Krijoni [kode të shkurtra](/en/article/how-to-create-use-shortcodes-4zmqjo/) për të dhëna që i përdorni shpesh, si: hashtag, numra telefoni, adresa etj.
* [Shkurtoni automatikisht linqet](/en/article/how-to-automatically-shorten-links-t9p8gg/) me Bitly ose shërbime të tjera dhe shtoni **etiketa UTM**.
* [Organizoni llogaritë tuaja sociale në Grupe](/en/article/how-to-group-social-accounts-iuod17/) për një rrjedhë pune më të organizuar.
* Shtoni një [vonesë midis postimeve](/en/article/how-to-add-a-delay-between-accounts-1t2moz2/) kur publikoni njëkohësisht në disa llogari sociale.

# Plus, të gjitha funksionet e mëposhtme:

* Planifikoni një numër të pakufizuar postimesh, për sa kohë që nuk e tejkaloni [kufirin ditor të postimeve](/en/article/what-are-the-daily-post-limits-nbtnmu/), dhe ruani një numër **të pakufizuar** skicash.
* Lidhni dhe menaxhoni të gjitha llogaritë tuaja Twitter.
* [Sinkronizoni të gjitha postimet e publikuara](/en/article/how-to-synchronize-all-posts-within-publer-x673pq/) (edhe ato të publikuara jashtë Publer) dhe ruani historikun **e përhershëm** të të gjitha postimeve.
* Planifikoni deri në 500 postime njëherësh në **masë**, duke përdorur cilindo nga [opsionet e publikimit në masë](/en/article/how-to-schedule-in-bulk-16hbbj4/) në Publer.
* Përdorni [Bibliotekën e Medias](/en/article/what-is-the-media-library-1pffqka/) për të ruajtur mediat ose për të planifikuar shpejt postime me media.
* Dizajnoni ilustrimet tuaja në Canva dhe më pas [dërgojini direkt në Publer](/en/article/how-to-save-canva-illustrations-to-publer-directly-vjzoe4/).
* [Planifikoni dhe publikoni automatikisht artikujt nga RSS Feed](/en/article/how-to-auto-schedule-or-auto-post-the-new-rss-feed-articles-1sr2pvy/) nga blogu juaj në rrjetet sociale përmes Publer.
* [Vendosni automatikisht filigran](/en/article/how-to-automatically-watermark-photos-10e0pd2/) në foto me logon e kompanisë suaj.
* Shtoni automatikisht një [nënshkrim](/en/article/how-to-create-use-signatures-1lqe4ca/) në fund të çdo postimi.
* Planifikoni [tema në Twitter](/en/article/how-to-schedule-twitter-threads-1nwuyrd/) me ndihmën e [komenteve pasuese](/en/article/how-to-add-follow-up-comments-to-my-posts-qym287/), ku mund të shtoni tekst, hashtag ose media.
* [Shpërndani automatikisht një postim](/en/article/how-to-use-autosharing-g2k1b4/) (si link) në një llogari tjetër sociale sapo të publikohet në llogaritë që menaxhoni.
* [Fshini automatikisht postimet](/en/article/how-to-auto-delete-posts-1t21ddd/) pas një periudhe të caktuar kohe.
* Merrni [Rekomandime për Përmbajtje](https://publer.com/help/en/article/how-to-view-and-reuse-trending-posts-b9hcx7/) me artikujt më të njohur ose më trend online kur ju mungojnë idetë se çfarë të publikoni në rrjetet tuaja sociale.
* [Krijoni hapësira pune shtesë](/en/article/how-to-use-teams-on-publer-1j5jzil/), bashkëpunoni me anëtarë të tjerë dhe menaxhoni rrjedhën e punës së ekipit tuaj.
---

*Përditësuar nga:* [*Brikena Cani*](https://publer.io/about/brikenacani)