> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Cilat burime marketingu janë të disponueshme për ambasadorët?

# Burimet e marketingut për ambasadorët

Burimet e marketingut mund t'ju ndihmojnë në rrugëtimin tuaj si ambasador. Në vend që thjesht të ndani linket e Publer-it, mund të provoni **t'i përshtatni postimet me audiencën tuaj**.

Mund të kontaktoni personalisht biznese që mund të jenë të interesuara, ose të vizitoni forume dhe të kërkoni probleme që Publer ndihmon të zgjidhen. Nëse keni një blog, mund të vendosni një banner me linkun tuaj unik të regjistrimit. Nëse jeni aktiv në rrjete sociale vizuale si TikTok dhe Instagram, mund ta vendosni linkun tuaj unik të regjistrimit në bio.

Për të gjitha këto, mund të përdorni **Burimet e marketingut** në profilin e ambasadorit në Publer, për t'ju ndihmuar ta thjeshtoni këtë proces.

### Si t'i gjeni Burimet e marketingut:

* Nga ikona e profilit në cepin e sipërm djathtas, zgjidhni [Refero dhe fito](https://app.publer.io/ambassador), për të shkuar te [profili i ambasadorit](https://app.publer.io/ambassador).

* Më pas, shkoni në fund të [panelit të ambasadorit](https://app.publer.io/ambassador) për të gjetur seksionin **Burimet e marketingut**.

![Burimet e marketingut për ambasadorët](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-11-30-at-7202_1me286g.png)

### Cilat janë burimet që mund të përdor?

* Mund të shkarkoni **logon, banner-in dhe cover-in** e Publer-it. Mund të keni madhësi të ndryshme për **banner-in**, si dhe formate të ndryshme për **logon** dhe **cover-in** për Facebook dhe YouTube.

![Burimet e marketingut](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-11-30-at-7211_1bnh6m9.png)

* Mund të shikoni **Librin e markës** të Publer-it, i cili gjendet në cepin e sipërm djathtas të seksionit **Burimet e marketingut**.

| Këshillë: Lexoni me kujdes librin e markës për të kuptuar më shumë rreth identitetit të markës së Publer-it. Konsiderojeni librin e markës si një prezantim të misionit, imazhit dhe vlerave kryesore të markës sonë, që ju udhëzon se si t'i përdorni më mirë burimet e marketingut.

* Mund të ndani **video tutorialet** nga YouTube, të cilat gjenden në fund të seksionit **Burimet e marketingut**.

![Burimet e marketingut](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-11-30-at-7205_ji800t.png)

Mësoni më shumë rreth Programit të Ambasadorëve të Publer-it [këtu](/en/article/what-is-publers-ambassador-program-sodgq5/).

---

*U përditësua nga:&#32;[Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)