> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Cilat janë nivelet e aksesit për miratimin e postimeve?

Specifikimi i **privilegjeve** të secilit anëtar krijon një rrjedhë pune të shëndetshme dhe një nga mënyrat më të mira për të menaxhuar rrjedhën tuaj të punës në Publer është përmes niveleve të aksesit të publikimit.

# Tre nivelet aksesit të miratimit të postimeve janë:

* **Duhet të miratohet nga Administratori/Pronari**: Kur postimet e një Redaktori duhet të miratohen nga Administratori/Pronari.
* **Duhet të miratohet nga Klienti**: Kur postimet e një Redaktori ose Administratori duhet të miratohen nga Klienti.
* **Akses i plotë i publikimit**: Kur një Administrator mund të krijojë postime pa pasur nevojë për miratimin e Klientit.

### Mund të përcaktoni rrjedhën e miratimit të postimeve për secilin anëtar.

**Për Redaktorët:**

* Nëse dëshironi që Administratori/Pronari të miratojë postimet e Redaktorit përpara se të publikohen, zgjidhni "Duhet të miratohet nga Administratori/Pronari".
* Përndryshe, zgjidhni "Nuk duhet të miratohet nga Administratori/Pronari", dhe postimet e Redaktorit do të kalojnë në planifikim gjithmonë pa pasur nevojë për miratimin e Administratorit ose Pronarit.

|| Mbani parasysh se, nëse një Klient ka aksesin "Duhet të miratojë postimet" për një llogari të caktuar sociale, atëherë Klienti duhet të miratojë postimet e Redaktorit përpara se ato të publikohen në atë llogari sociale. Ky proces është i ndarë nga miratimi i Administratorit ose Pronarit.

* Kur një Redaktor ka aksesin "Duhet të miratohet nga Administratori/Pronari" dhe për ato llogari sociale ekziston gjithashtu aksesi "Duhet të miratohet nga Klienti", atëherë procesi i planifikimit të postimeve për Redaktorin do të jetë si më poshtë:

![Postimet e Redaktorit kërkojnë miratimin e Administratorit dhe Klientit](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/editor-creates-posts-a-b-1_vw4vpv.png)

**Për Administratorët:**

* Një Administrator do të ketë ose "Akses të plotë të publikimit", ose "Duhet të miratohet nga Klienti". Nëse Klienti për atë llogari sociale ka aksesin "Duhet të miratojë postimet", atëherë postimet e Administratorit duhet të miratohen fillimisht nga Klienti.
* Nga ana tjetër, nëse Klienti për atë llogari sociale ka aksesin "Nuk duhet të miratojë postimet", atëherë Administratori do të ketë "Akses të plotë të publikimit", kështu që postimet do të kalojnë direkt në radhën e planifikimit.

* Kur ekziston aksesi "Duhet të miratohet nga Klienti" për ato llogari sociale, atëherë procesi i planifikimit të postimeve për Administratorin do të jetë si më poshtë:

![Postimet e Administratorit kërkojnë miratimin e Klientit](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/admin-creates-posts-b_bmn0e2.png)

**Për Klientët:**

* Një Klient mund të ketë ose aksesin "Duhet të miratojë postimet", ose "Nuk duhet të miratojë postimet".
* Nëse dëshironi që një Klient të miratojë postimet e Administratorëve ose Redaktorëve për llogari të caktuara sociale, duhet t'i jepni lejen "Duhet të miratojë postimet". Përndryshe, duhet t'i jepni lejen "Nuk duhet të miratojë postimet".

|| Mbani parasysh se, nëse jeni Pronari dhe kërkoni miratimin e postimeve, vetëm një anëtar me rolin Klient që ka lejen "Duhet të miratojë postimet" për atë llogari sociale mund t'i miratojë postimet tuaja.

* Kur ekziston aksesi "Duhet të miratohet nga Klienti" për ato llogari sociale, atëherë procesi i miratimit të postimeve për Klientin do të jetë si më poshtë:

![Procesi i miratimit të postimeve nga Klienti](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/client-approval_l79eqb.png)

### Kur një anëtar planifikon një postim që kërkon miratim ose po redakton një postim të miratuar:

1. Postimi kalon te **Postimet** > **Të planifikuara** > **Në pritje të miratimit**
2. Administratori/Pronari ose Klienti (kur është e aplikueshme) do të marrë një **njoftim/email**.
3. Ata mund ta miratojnë ose ta refuzojnë nëse nevojiten ndryshime. Në këtë mënyrë, anëtari mund ta rishikojë përsëri.
4. Anëtari mund ta dërgojë postimin përsëri për miratim dhe pasi të miratohet, postimi do të kalojë në radhën e planifikimit.
5. Nëse postimi nuk miratohet përpara datës së planifikuar, ai do të shënohet si i dështuar dhe do të kalojë te **Postimet** > **Të dështuara**.

# Për të përcaktuar nivelet e aksesit të publikimit për një anëtar:

* Në Hapësirën përkatëse të Punës në Publer, shkoni te **Anëtarët** në panelin në të majtë.

![Menaxhoni rrjedhën e punës së ekipit tuaj](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-11-at-1148_15li4pv.png)

* Te anëtari përkatës, klikoni te **Ndrysho llogaritë sociale**:

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-11-at-1150_119zmwn.png)

* Ndryshoni aksesin e publikimit për secilën llogari sociale që i është caktuar.
* Në fund, ruani ndryshimet duke klikuar **Ruaj**.

![Përcaktoni aksesin e publikimit për anëtarët](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-11-at-6321_hpt1l5.png)

Mësoni më shumë rreth roleve dhe niveleve të lejeve [këtu](/en/article/what-are-the-different-member-roles-permission-levels-ior42l/) për të kuptuar se çfarë mund të bëjë secili anëtar i ekipit tuaj.

---

*Përditësuar nga:* [*Brikena Cani*](https://publer.io/about/brikenacani)