> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Menaxhimi i llogarive Mastodon në Publer

# Cilat llogari të Mastodon-it janë të mbështetura në Publer?

Të gjitha llogaritë e Mastodon-it, nga të gjitha [serverët](https://help.publer.io/en/article/what-are-mastodon-servers-and-how-do-they-work-1dtsed7/?bust=1695050574939) mbështeten në Publer. Për të lidhur Mastodon-in, ndiq hapat [këtu](/en/article/how-to-connect-mastodon-in-publer-1t22ebw/). 

# Cilat postime mund të ndajmë në Mastodon përmes Publer?

**Llojet e mbështetura të postimeve:**

* Azhurnime te statusit
* Lidhje (të cilat gjithmonë llogariten si 23 karaktere, pa marrë parasysh gjatësinë)

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-07-at-1046_buypgh.png)

* Postime me foto të vetme dhe me shumë foto (deri në 4 foto)
* Videot
* Gifi

Lexo për të gjitha **kufizimet e postimeve** për Mastodon [këtu](https://help.publer.io/en/article/what-post-types-are-supported-and-what-are-their-limitations-1687rte/).

# Cilat janë karakteristikat kryesore të Mastodon në Publer?

* Mund të programoni fije të Mastodon-it me deri në 25 përgjigje në një fije.

![Programimi i Fijeve të Mastodon-it](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/image_19fwwjl.png)

* Mund të parapamë fijet, e cila gjë ju lehtëson të shikoni se si do të duken postimet në kohë reale.

![Parapamja e Fijeve të Mastodon-it](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/image_17959qb.png)

* Lehtësisht mund të [programoni/forconi](https://help.publer.io/en/article/how-to-boost-retweetreshare-posts-for-mastodon-1guqoky/?bust=1695050495327) postimet tuaja dhe të të tjerëve duke përdorur Publer, të cilat mund ti parapamë në kohë reale.
* Mund të shtoni një paralajmërim në postimin tuaj. Për të paraparë pjesën tjetër të postimit tuaj, klikoni mbi **Shfaq më shumë**.

|| Shënim: Mbani në mendje, kur shtonin një paralajmërim, nuk do të jeni në gjendje të parapamë lidhjet. Duhet të lini fushën e paralajmërimit bosh për të paraparë lidhjet.

![Paralajmërim ose Kujdes](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-07-at-1053_1naph89.png)

* Mund të specifikoni gjuhën e postimit tuaj, duke kërkuar në listë.

|| Shënim: Gjuha e paracaktuar bazohet në gjuhën e postimit për llogarinë tuaj të Mastodon (gjetur në Preferencat > Tjetër në Mastodon). Sigurohuni që të [sinkronizoni info](/en/article/how-to-sync-info-date-name-profile-picture-and-albumsboardscategories-and-how-to-edit-the-profile-picture-and-name-1m354ug/) për të rinovuar gjuhën e paracaktuar.

![Gjuha e Postimit të Mastodon-it](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-07-at-1050_1joumvp.png)

* [Etiketimi/përmendja e llogarive të tjera të Mastodon-it](https://help.publer.io/en/article/how-to-tagmention-other-social-accounts-12vywhs/), i cili ndihmon në angazhimin dhe interaksionin e postimit.
* Mund të shtoni [komente pasuese](https://help.publer.io/en/article/how-to-add-follow-up-comments-to-my-posts-qym287/) në postimet tuaja dhe madje [të menaxhoni komentet tuaja](https://help.publer.io/en/article/how-to-manage-comments-of-published-posts-from-within-publer-ukrslk/) te postimet e publikuara brenda Publer.

# Pyetjet e Shpeshta:

* ** A mund të krijoj dhe të programoj fije të Mastodon-it me Publer? **

Po, mund të krijoj dhe të programoj deri në 25 [përgjigje të Mastodon-it në një fije](https://help.publer.io/en/article/how-to-create-mastodon-threads-wz1qp9/?bust=1695050328481).

* **A mund të programoj ose të forcoj postimet e mia dhe të të tjerëve përmes Publer? **

Po, mund të programoni dhe të forcni postimet tuaja dhe ato të të tjerëve duke përdorur Publer. Mësoni më shumë për këtë [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-boost-retweetreshare-posts-for-mastodon-1guqoky/?bust=1695050297133). 

* **Pse Publer shfaqet kur ndaj një postim në Mastodon?**

Për shkak të kërkesave nga Mastodon, postimi duhet të jenë i atribuuar aplikacionit respektiv nga i cili é postuar. Në këtë rast, do të shfaqet Publer, dhe do të jetë një link i klikueshëm, për llogaritë e reja. Përndryshe, mund të hiqni dhe të shtoni përsëri llogarinë tuaj për të rinovuar atë.

# Artikuj të lidhur:

* [Çfarë janë serverat e Mastodon dhe si funksionojnë?](https://help.publer.io/en/article/what-are-mastodon-servers-and-how-do-they-work-1dtsed7/?bust=1695050574939)
* [Si të lidhni llogaritë e Mastodon-it](https://help.publer.io/en/article/how-to-connect-mastodon-in-publer-1t22ebw/?bust=1695050521259)
* [Si të programoni fije të Mastodon-it](https://help.publer.io/en/article/how-to-create-mastodon-threads-wz1qp9/?bust=1695050328481)
* [Si të forconi (retweet/reshare) postimet për Mastodon](https://help.publer.io/en/article/how-to-boost-retweetreshare-posts-for-mastodon-1guqoky/?bust=1695050495327)
---

*E shkruar nga*: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)