Articles on: Menaxhimi i Postimeve
This article is also available in:

Menaxhimi i llogarive në Threads

Cilat llogari Threads mbështet Publer?


Të gjitha llogaritë Threads, publike apo private, mbështeten nga Publer.


Cilat postime mund të ndajmë në Threads përmes Publer?


Llojet e postimeve të mbështetura janë:


  • Azhornime të statusit
  • Link-e
  • Postime me foto të vetme dhe të shumëfishta (deri në 10)



  • Postime me video të vetme



Lexo për të gjitha kufizimet e postimeve për Threads këtu


Cilat janë funksionalitetet kryesore të Threads në Publer?


  • Mund të programosh threads me deri në 25 postime në një thread dhe kurrë më nuk do të mendosh për kufizimin e përmbajtjes sate.


Mund të krijosh deri në 25 postime për thread, secili me një maksimum prej 500 karakteresh.



  • Madje, mund të parashikosh threads, gjë që e bën më të lehtë për ty të shohësh si do të duket postimi në kohë reale. Mund të zgjedhësh parapamjen Mobile ose Desktop.



  • Mund të shikosh analizat për llogaritë e tua Threads. Mëso më shumë për secilën matrice të mbledhura këtu.




Pyetje të bëra më shpesh:


  • A mund të shoh analizë e konkurrencës për llogaritë Threads përmes Publer?


Jo, analizat e konkurrentëve nuk janë të disponueshme për Threads për shkak të kufizimeve të API në anën e tyre.


  • A mund të shtoj vendndodhjen për llogarinë time Threads përmes Publer?


Jo, nuk mund të shtosh një Vendndodhje për shkak të kufizimeve të API nga Threads.


  • A janë të mbështetura GIF-et?


Jo, GIF-et nuk janë të mbështetura, për shkak të kufizimeve të API.


  • A mund të shtoj tekstin alternativ te postimet e mia me foto?


Po, mund të shtosh.


Artikuj të lidhur:


Si të lidhni aplikacionin Threads me Publer

Si të programosh postime/threads për aplikacionin Threads


*Shkruar nga: Brikena Cani


Updated on: 31/07/2025

Was this article helpful?

Share your feedback

Cancel

Thank you!