Menaxhimi i llogarive të Facebook në Publer
Cilat llogari të Facebook-ut janë të mbështetura në Publer?
Ju mund të lidhni Faqet tuaja në Facebook, Faqet e Lokacionit të Dyqanit, Grupet dhe Profilin tuaj personal në Facebook në Publer.
Cilat postime mund të ndajmë në Facebook përmes Publer?
Ju mund të publikoni automatikisht vetëm në Faqet dhe Lokacionet e Dyqaneve në Facebook. Për Grupet dhe Profilat Personal, procesi i programimit është gjysmë automatik, përmes njoftimeve shtytëse. Kjo është për shkak të përditësimeve të fundit të Meta, që kufizojnë qasjen në API për Grupet e Facebook dhe Profilat Personal.
Llojet e postimeve të mbështetura janë:
- Azhurnimet e statusit
- Postimet me foto të vetme
- Postimet me foto të shumta (pa limit në fotot për postim)
- Linku
- Karuzelat organike (deri në 10 slajdë)
- Postimet me video të vetme
- Albumet
- Reels
- Historitë (me foto të vetme ose video të vetme)
- GIF
Lexoni për të gjitha kufizimet e postimeve për Facebook këtu.
Cilat janë karakteristikat kryesore të Facebook-ut në Publer?
- Postimet e karuzelës së Facebook mund të krijohen brenda Publer, për t'ju ndihmuar të arrini më shumë njerëz në Facebook në një mënyrë vizualisht tërheqëse.
- Postimi i historive direkt në Faqen tuaj të Facebook-ut përmes Publer. Historitë mund të jenë një foto e vetme ose video e vetme që nuk e tejkalojnë 60 sekondat. Mësoni më shumë për këtë këtu.
- Ju gjithashtu mund të programoni fotot në një album ekzistues të Facebook-ut përmes Publer. Mund të mësoni për këtë këtu.
- Tagimi/përmendja e faqeve të tjera të Facebook me disa kufizime.
- Ju mund të shtoni komente pasuese në postimet tuaja dhe madje të menaxhoni komentet tuaja të postimeve të publikuara brenda Publer.
- Butonat e Thirjes për Veprim (CTA), që do të rrisin normën tuaj të klikimeve dhe angazhimin total të linkeve tuaja.
Pyetje të shpeshta:
A mund të lidh një llogari personale të Facebook-ut?
Po, ju mund të lidhni një llogari personale në Publer, megjithëse procesi është gjysmë-automatik për shkak të kufizimeve të API të Facebook. Ju gjithashtu mund të lidhni Grupet, Faqet dhe Lokacionet e Dyqaneve te Facebook.
A mund të postoj histori të Facebook-ut përmes Publer?
Po, historitë e Facebook-ut janë të mbështetura dhe ju mund t'i postoni ato direkt në Faqet tuaja të Facebook përmes Publer. Mësoni më shumë këtu. Ju gjithashtu keni opsionin për t'i postuar ato përmes njoftimeve shtyëse.
A mund të shtoj sondazhe dhe pyetësorë në Faqet e Facebook-ut përmes Publer?
Jo, ju nuk do të jeni në gjendje të shtoni sondazhe dhe pyetësorë në Faqet e Facebook-ut përmes Publer për shkak të kufizimeve të API të Facebook. Ju mund të qëndroni të përditësuar këtu për këtë funksion.
**A mund të ndryshoj kush poston në Grupet e Facebook-ut? **
Jo, ju nuk mund të ndryshoni kush jeni ju që postoni në Grupet e Facebook-ut përmes Publer. Ne nuk kemi qasje në API të tyre, andaj kjo opsion nuk është më e disponueshme.
Artikuj të lidhur:
- Si të lidhni Faqet dhe Lokacionet e Dyqanit të Facebook-ut
- Si të lidhni Grupet e Facebook-ut
- Si të lidhni Profilat Personal të Facebook-ut
- Si të postoni në Profilat Personal të Facebook-ut (përmes njoftimeve shtyëse)
- Si të programoni postimet në Grupet e Facebook-ut (përmes njoftimeve shtyëse)
- Si të krijoni postime në karuzel të Facebook-ut
- Si të programoni Reels të Facebook-ut
- Si të programoni fotot në një album ekzistues të Facebook-ut
- Si të lidhni një Faqe të Facebook-ut me një Llogari Instagrami
*Shkruar nga: Brikena Cani
Updated on: 31/07/2025
Thank you!