> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Menaxhimi i llogarive të Facebook në Publer

# Cilat llogari të Facebook-ut janë të mbështetura në Publer?

Ju mund të lidhni [Faqet tuaja në Facebook](/en/article/how-to-connect-facebook-pages-location-pages-13digcl/), [Faqet e Lokacionit të Dyqanit](/en/article/how-to-connect-facebook-pages-location-pages-13digcl/), [Grupet](/en/article/how-to-connect-facebook-groups-managed-by-a-personal-profile-or-a-page-1lrfn2h/) dhe [Profilin tuaj personal në Facebook](https://help.publer.io/en/article/how-to-connect-facebook-personal-profiles-f8641f/) në Publer.

|| Për [të shtuar një faqe](/en/article/how-to-connect-facebook-pages-location-pages-13digcl/) në Publer, duhet të jeni në rolin e një **Administratori** ose një **Redaktori**.

# Cilat postime mund të ndajmë në Facebook përmes Publer?

Ju mund të publikoni automatikisht vetëm në Faqet dhe Lokacionet e Dyqaneve në Facebook. Për Grupet dhe Profilat Personal, procesi i programimit është gjysmë automatik, përmes njoftimeve shtytëse. Kjo është për shkak të përditësimeve të fundit të Meta, që kufizojnë qasjen në API për Grupet e Facebook dhe [Profilat Personal](https://help.publer.io/en/article/how-to-post-to-facebook-personal-profiles-via-push-notifications-1vxgit9/).

**Llojet e postimeve të mbështetura janë:**

* Azhurnimet e statusit
* Postimet me foto të vetme
* [Postimet me foto të shumta](/en/article/how-to-preview-facebook-multi-photo-posts-oyc550/) (pa limit në fotot për postim)
* Linku
* [Karuzelat organike](/en/article/how-to-schedule-organic-facebook-carousels-1j4y342/) (deri në 10 slajdë)
* Postimet me video të vetme
* [Albumet](https://help.publer.io/en/article/how-to-schedule-photos-to-an-existing-facebook-album-1lvrll8/)
* [Reels](/en/article/how-to-schedule-facebook-reels-w7ty8g/)
* [Historitë](https://help.publer.io/en/article/how-to-directly-post-facebook-stories-16wjx5t/) (me foto të vetme ose video të vetme)
* [GIF](/en/article/how-to-import-media-from-giphy-1ity1xg/)

Lexoni për të gjitha **kufizimet** e postimeve për Facebook [këtu](https://help.publer.io/en/article/what-post-types-are-supported-and-what-are-their-limitations-1687rte/#3-facebook:~:text=Supported%20posts%3A-,Facebook,-Supported%20post%20types).

# Cilat janë karakteristikat kryesore të Facebook-ut në Publer?

* [Postimet e karuzelës së Facebook](https://help.publer.io/en/article/how-to-create-facebook-carousel-posts-1j4y342/) mund të krijohen brenda Publer, për t'ju ndihmuar të arrini më shumë njerëz në Facebook në një mënyrë vizualisht tërheqëse.

![Karuzela e Facebook](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-10-at-1211_1nf07q7.png)

* Postimi i historive direkt në Faqen tuaj të Facebook-ut përmes Publer. Historitë mund të jenë një foto e vetme ose video e vetme që nuk e tejkalojnë 60 sekondat. Mësoni më shumë për këtë [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-schedule-facebook-stories-16wjx5t/).
* Ju gjithashtu mund të programoni fotot në një album ekzistues të Facebook-ut përmes Publer. Mund të mësoni për këtë [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-schedule-photos-to-an-existing-facebook-album-1lvrll8/).

![Albumet e Facebook-ut](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-10-at-1215_1kxq8c5.png)

* [Tagimi/përmendja e faqeve të tjera të Facebook](https://help.publer.io/en/article/how-to-tagmention-other-social-accounts-12vywhs/) me disa kufizime.
* Ju mund të shtoni [komente pasuese](https://help.publer.io/en/article/how-to-add-follow-up-comments-to-my-posts-qym287/) në postimet tuaja dhe madje [të menaxhoni komentet tuaja](https://help.publer.io/en/article/how-to-manage-comments-of-published-posts-from-within-publer-ukrslk/) të postimeve të publikuara brenda Publer.

|| Mbani në mend, ju mund të menaxhoni vetëm komentet tuaja për Faqet e Facebook.

* Butonat e [Thirjes për Veprim (CTA)](https://help.publer.io/en/article/how-to-add-a-call-to-action-button-nebhs0/), që do të rrisin normën tuaj të klikimeve dhe angazhimin total të linkeve tuaja.

![Thirja për Veprim për postimet e Facebook-ut](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-10-at-1213_1w86j1j.png)

# Pyetje të shpeshta:

**A mund të lidh një llogari personale të Facebook-ut?**

Po, ju mund të lidhni një llogari personale në Publer, megjithëse procesi është gjysmë-automatik për shkak të kufizimeve të API të Facebook. Ju gjithashtu mund të lidhni Grupet, Faqet dhe Lokacionet e Dyqaneve te Facebook.

**A mund të postoj histori të Facebook-ut përmes Publer?**

Po, historitë e Facebook-ut janë të mbështetura dhe ju mund t'i postoni ato direkt në Faqet tuaja të Facebook përmes Publer. Mësoni më shumë [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-schedule-facebook-stories-16wjx5t/). Ju gjithashtu keni opsionin për t'i postuar ato përmes [njoftimeve shtyëse](https://help.publer.io/en/article/how-to-schedule-facebook-stories-via-push-notifications-ejoijy/). 

**A mund të shtoj sondazhe dhe pyetësorë në Faqet e Facebook-ut përmes Publer?**

Jo, ju nuk do të jeni në gjendje të shtoni sondazhe dhe pyetësorë në Faqet e Facebook-ut përmes Publer për shkak të kufizimeve të API të Facebook. Ju mund të qëndroni të përditësuar [këtu](https://feedback.publer.io/320) për këtë funksion.

**A mund të ndryshoj kush poston në Grupet e Facebook-ut? **

Jo, ju nuk mund të ndryshoni kush jeni ju që postoni në Grupet e Facebook-ut përmes Publer. Ne nuk kemi qasje në API të tyre, andaj kjo opsion nuk është më e disponueshme. 

# Artikuj të lidhur:

* [Si të lidhni Faqet dhe Lokacionet e Dyqanit të Facebook-ut](https://help.publer.io/en/article/how-to-connect-facebook-pages-location-pages-13digcl/)
* [Si të lidhni Grupet e Facebook-ut](https://help.publer.io/en/article/how-to-connect-facebook-groups-managed-by-a-personal-profile-or-a-page-1lrfn2h/)
* [Si të lidhni Profilat Personal të Facebook-ut](https://help.publer.io/en/article/how-to-connect-facebook-personal-profiles-f8641f/)
* [Si të postoni në Profilat Personal të Facebook-ut (përmes njoftimeve shtyëse)](https://help.publer.io/en/article/how-to-post-to-facebook-personal-profiles-via-push-notifications-1vxgit9/)
* [Si të programoni postimet në Grupet e Facebook-ut (përmes njoftimeve shtyëse)](https://help.publer.io/en/article/how-to-schedule-posts-to-facebook-groups-via-push-notifications-p5xp8j/?bust=1712841027697)
* [Si të krijoni postime në karuzel të Facebook-ut](https://help.publer.io/en/article/how-to-create-facebook-carousel-posts-1j4y342/)
* [Si të programoni Reels të Facebook-ut](https://help.publer.io/en/article/how-to-schedule-facebook-reels-w7ty8g/?bust=1694122877338)
* [Si të programoni fotot në një album ekzistues të Facebook-ut](https://help.publer.io/en/article/how-to-schedule-photos-to-an-existing-facebook-album-1lvrll8/)
* [Si të lidhni një Faqe të Facebook-ut me një Llogari Instagrami](https://help.publer.io/en/article/how-to-connect-a-facebook-page-to-an-instagram-account-7yzzeb/)
---

*Shkruar nga*: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)