Menaxhimi i llogarive të LinkedIn në Publer
Cilat llogari të LinkedIn janë të mbështetura në Publer?
Ju mund ta lidhni profilin dhe faqen tuaj të LinkedIn me Publer nëse:
- Ju keni qasje me kredenciale në Profilin e LinkedIn.
- Ju jeni Super Admin ose Administrator në faqet e LinkedIn.
Cilat postime mund të ndajmë në LinkedIn përmes Publer?
Llojet e postimeve të mbështetura:
- Përditësimet e statusit
- Linket
- Postimet me foto të vetme
- Postimet me foto të shumta (deri në 9 foto)
- Videot
- GIF-të
- Karusele PDF (deri në 100 slides)
Lexoni për të gjitha kufizimet e postimeve për LinkedIn këtu.
Cilat janë funksionet kryesore të LinkedIn në Publer?
- Karuselet e LinkedIn / skedarët PDF, të cilat mund të krijoni dhe të postoni direkt përmes Publer. Ju gjithashtu mund t'i shihni ato në kohë reale me funksionin Live Preview.
- Ju mund të shtoni watermarkë për fotot dhe videot tuaja të LinkedIn.
- Tagimi / përmendja e llogarive të tjera të LinkedIn me disa kufizime.
- Ju mund të shtoni komente pasuese në postimet tuaja dhe madje edhe menaxho komentet e postimeve të publikuara nga brenda Publer.
- Shtimi i nënshkrimeve në postimet tuaja. Mos harroni të kontrolloni limitet e karaktereve më parë.
Pyetje të shpeshta:
A janë të mbështetura karuselet e LinkedIn në Publer?
Po, ju mund të ngarkoni fotot dhe dokumentet tuaja (PDF, PPT, DOC) direkt në Publer dhe më pas t'i postoni si karusel PDF në LinkedIn. Ju mund të ndani deri në 100 foto për çdo karusel PDF, drejtpërdrejt nga aplikacioni web dhe mobile i Publer.
A mund të krijoj Sondazhe ose Artikuj për LinkedIn?
Jo, API e tashme e LinkedIn nuk mbështet Sondazhet ose Artikujt e LinkedIn. Mësoni më shumë për këtë këtu.
Pse janë të kufizuara analizat për profilat e LinkedIn?
Për profilat e LinkedIn ne jemi të kufizuar në analizat që tregojmë, për shkak të kufizimeve të API nga LinkedIn. Mësoni më shumë këtu.
Artikujt e ngjashëm:
- Si të lidhni Profilin dhe Faqet e LinkedIn
- Si të krijoni dhe postoni skedarë PDF të LinkedIn
- Si të parapamë skedarët PDF / postimet e karuselit të LinkedIn
- Si të caktoni një miniaturë tjetër për një video
*Shkruar nga: Brikena Cani
Updated on: 31/07/2025
Thank you!