Si të krijoni dhe menaxhoni ide nga faqja Kryesore
Çfarë janë Idetë?
Idetë janë postime të papërfunduara ose modele përmbajtjeje që nuk janë ende të lidhura me një llogari të caktuar sociale. Mund t’i krijosh, t’i zhvillosh me kalimin e kohës, të bashkëpunosh me ekipin tënd dhe t’i kthesh në postime reale sa herë që të jesh gati.
Idetë janë të disponueshme si në Faqen Kryesore (Home) ashtu edhe në skedën Ideas, në një bord të stilit Kanban, ku mund të ndjekësh progresin nga fillimi deri në fund.
Si të krijosh një ide nga Faqja Kryesore:
- Shko te Faqja Kryesore (Home), ku do të shohësh një pamje paraprake të skedës Ideas.
- Për të parë të gjitha idetë, kliko Shiko të gjitha idetë.

- Për të krijuar një ide të re, te seksioni Ideas, kliko shenjën +, e cila shfaqet kur kalon kursorin mbi një nga kolonat.

- Do të hapet modal-i Krijo. Këtu mund të:
- Shtosh një titull (i detyrueshëm)
- Shkruash shënime, lista dhe tituj
- Bashkëngjitësh imazhe ose linke

Këtu ruan frymëzime ose përmbajtje që dëshiron t’i zhvillosh më vonë.
- Zgjidh kush mund të ketë akses te ideja:
- Private – vetëm ti mund ta shohësh dhe modifikosh
- Publike – e dukshme për gjithë workspace-in dhe e modifikueshme nga anëtarët e ekipit (bazuar në leje)
- Cakto një anëtar nëse është e nevojshme

- Ruaje idenë.

- Pasi të ruhet, ideja do të shfaqet në seksionin Ideas në Faqen Kryesore dhe në bordin e Ideve.
- Kur ideja të jetë gati, kliko mbi të për ta hapur në skedën Ideas dhe për ta përdorur për krijimin e një postimi.

Zgjidh nëse dëshiron të:
- Përdor idenë – hapësh composer-in me përmbajtjen e idesë të shtuar.
- Përmirëso me AI – lejon Publer AI ta kthejë idenë në një postim të përpunuar duke përdorur përmbajtjen, udhëzimet dhe Brand Voice.
Për të menaxhuar idetë direkt nga skeda Ideas, mund të shkosh këtu.
*Shkruar nga: Brikena Cani
Updated on: 31/12/2025
Thank you!
