> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si do të ndahen artikujt e RSS në çdo rrjet social?

Artikujt e RSS kanë tituj, përshkrime, dhe URL të bashkangjitur - prandaj shfaqja e tyre do të jetë e ndryshme.

|| Kujto: Në mënyrë që të kesh **titullin** dhe/ose **përshkrimin e linkut** si pjesë e përmbajtjes, duhet ta specifikosh këtë në **Cilësimet e RSS feed**.

|| **Shënim:** Për të shtuar ndarje në rreshta në postimet nga RSS Feeds, përshkrimet e shënimëve në RSS Feed duhet të përfshijnë: **\n**
|| Në etiketën e përshkrimit, mund të përdorni "\n" (pa thonjëza). Për shembull: Testim\ni\nnjë\nrreshti të ri

# Për të ndryshuar Cilësimet e RSS Feed:

* Shko tek skeda **Eksploro** në Publer.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-25-210821-1_dq8vxh.png)

* Zgjidh **RSS Feeds**
* Zgjidh RSS Feedin specifik nga lista në zbritje.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-25-210821_73ed75.png)
* Kliko në ikonën **3 pika** që shfaqet në anën e djathtë.
* Zgjidh **Cilësimet**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-25-210933_fbf4eq.png)

* Më pas, specifiko nëse dëshiron që postimet të ndahen si një link ose si një foto, për rrjetet sociale specifike.

![RSS Feed Settings](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-25-211044_1wm17ww.png)
---

### Në Facebook, Twitter, Mastodon, Threads, BlueSky dhe LinkedIn

* Artikulli i RSS do të bashkangjitë si një link.

### Në Instagram

* Vigneti i linkut do të përdoret si imazhi i postimit.
* URL do të shtohet automatikisht në fushën Link në Bio, nëse ke [konfiguruar faqen tënde Link në Bio. ](/en/article/how-to-set-up-the-link-in-bio-landing-page-4f3g80/)

### Në Pinterest

* Vigneti i linkut do të përdoret si imazhi i Pin-it.
* URL do të shtohet automatikisht në zonën e URL të Pin-it.

### Në Google My Business

* Vigneti i linkut do të përdoret si imazhi i postimit.
* URL do të shtohet automatikisht si një buton **CTA** i quajtur **Lexo më shumë**.

|| Shënim: Disa RSS Feeds mund të mos shfaqin gjithmonë vignetin e duhur për artikujt e tyre në Publer. Në këtë rast, duhet të jesh i sigurtë që faqja jote ka konfiguruar [Meta Tags korrekt](/en/article/how-to-check-meta-tags-for-your-links-11vdq0m/) për Përshkrimin, Linkun, Titullin, Imazhin, etj. Mëso më shumë rreth se si mund t'i trajtosh këto probleme [këtu](/en/article/why-dont-my-rss-feed-articles-have-a-thumbnail-2g09hu/).
---

*U përditësua nga: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)