> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si funksionon sistemi i bonusit?

# Mund të përfitoni nga sistemi i bonusit në 3 mënyra të ndryshme:

### Planet dhe Çmimet:

* Mund të kurseni deri në 20% duke paguar abonimin vjetor. Klikoni te **Kurseni 20%** për ta aktivizuar këtë opsion.
* Për më tepër, për çdo 10 llogari sociale ose vende për anëtarë të ekipit, përfitoni një falas.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-11-15-at-3530_1n1fh0w.png)

---

### Zbritjet:

* Gjithashtu mund të përfitoni deri në **17% zbritje**, të cilat mund t'i gjeni duke shkuar te [Cilësimet > Bonuset](https://app.publer.io/#/settings/bonus).

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-11-15-at-3591_kxccmq.png)

### Rregullat e përgjithshme për këto opsione zbritjeje:

* Pasi zbritjet të jenë miratuar, ato do të jenë gjithmonë të disponueshme për ju. Ato do të aplikohen në abonimin tuaj aktual dhe mund të përdoren në çdo kohë në të ardhmen.
* Pasi platformat e vlerësimeve të miratojnë vlerësimet që keni bërë, ne do t'ju japim zbritjen. Vlerësimet e pamiratuara shënohen me ngjyrë të kuqe në Publer.

|| Ne i kontrollojmë vlerësimet rregullisht. Nëse mendoni se na ka shpëtuar pa u parë vlerësimi juaj, mund të na kontaktoni [përmes bisedës live](https://go.crisp.chat/chat/embed/?website_id=7d49334f-826f-4228-9f8b-46b9c8fc6cc4) ose në support@publer.com

---

### Karta Dhuratë:

* Duhet të shkoni te [Cilësimet > Bonuset](https://app.publer.io/#/settings/bonus), ku opsioni **Karta Dhuratë** do të shfaqet në krye:

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-11-15-at-4010_1srvhsq.png)

* Faqja përkatëse e vlerësimeve do t'ju japë Kartën Dhuratë, kështu që do t'ju duhet të koordinoheni me ta.
* Statusi i vlerësimit mund të mbetet **Në pritje**, pasi ne nuk mund ta dimë se kur ose nëse faqja e vlerësimeve do t'ju japë Kartën Dhuratë.

---

*Përditësuar nga:* [*Brikena Cani*](https://publer.io/about/brikenacani)