> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të anuloj abonimin tim?

### DesktopStart

Nëse dëshironi të ndaloni ose pezulloni rinovimin automatik të abonimit tuaj në Publer, duhet ta anuloni ose ta [pezulloni](/en/article/how-to-pause-my-publer-subscription-1la5h9j/) abonimin te [Cilësimet > Faturimi](https://app.publer.com/#/settings/billing).

||| PARALAJMËRIM: Nëse kaloni nga një plan me pagesë në planin **FALAS**, të gjitha postimet tuaja të planifikuara do të humbasin.

# Si ta anuloni abonimin tuaj:

* Klikoni në menunë e profilit dhe shkoni te **Cilësimet**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2024-11-29-091401-settings_c9d5qh.png)

* Më pas, shkoni te [**Faturimi**](https://app.publer.com/#/settings/billing) dhe klikoni **Anuloni ose pezulloni abonimin**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2024-12-02-152637-clipboard_1kg2kop.png)

* Zgjidhni **Anulo abonimin**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2024-12-11-132713-clipboard_jks7zx.png)

* Më pas, do t'ju duhet të konfirmoni anulimin duke selektuar opsionin përkatës dhe duke klikuar butonin **Konfirmo anulimin**.

| Këshillë: Ju keni mundësinë ta [pezulloni abonimin tuaj](https://help.publer.io/en/article/how-to-pause-my-publer-subscription-1la5h9j/), gjë që ju lejon të ruani të gjitha postimet, statistikat dhe të dhënat e llogarisë. Mund ta rifilloni abonimin në çdo kohë pa humbur asnjë të dhënë.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2024-11-29-170916-clipboard_jrf798.png)

|| Shënim: Kur anuloni abonimin tuaj, keni **24 orë** kohë për t'u riabonuar pa humbur asnjë të dhënë. Pas riabonimit, do të tarifoheni me shumën e plotë, por ne do t'ju rimbursojmë për periudhën e mbivendosur.
---

* Ky hap është opsional, por përpara se të anuloni abonimin, mund të ndani edhe mendimin tuaj për përvojën me Publer duke klikuar **Lini përshtypje**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2024-12-11-144056-clipboard_10ttw11.png)

* Nëse nuk jeni të sigurt për anulimin e abonimit dhe dëshironi ndihmë përpara se të merrni një vendim, mund të kontaktoni ekipin e suportit duke klikuar **Bisedoni me suportin**. Ekipi ynë është gati t'u përgjigjet pyetjeve ose shqetësimeve tuaja dhe t'ju ofrojë ndihmën e nevojshme përpara se të merrni vendimin përfundimtar.
---

### Mbani parasysh:

* Nëse kaloni nga një plan me pagesë në planin **FALAS**, të gjitha postimet tuaja të planifikuara do të humbasin.
* Mund të vazhdoni të përdorni versionin me pagesë deri në përfundimin e abonimit ose periudhës së provës, përveç rastit kur kërkoni një [rimbursim](/en/article/what-is-the-refund-policy-lflgew/).
* Kur anuloni abonimin tuaj, keni **24 orë** kohë për t'u riabonuar pa humbur asnjë të dhënë. Pas riabonimit, do të tarifoheni me shumën e plotë, por ne do t'ju rimbursojmë për periudhën e mbivendosur.
* Ju keni mundësinë ta [pezulloni abonimin tuaj](https://help.publer.io/en/article/how-to-pause-my-publer-subscription-1la5h9j/), gjë që ju lejon të ruani të gjitha postimet, statistikat dhe të dhënat e llogarisë. Mund ta rifilloni abonimin në çdo kohë pa humbur asnjë të dhënë.
---

*Përditësuar nga: John Ezekiel Jacinto*

### DesktopEnd

### MobileStart

Nëse dëshironi ta anuloni abonimin tuaj në Publer duke përdorur aplikacionin celular, ndiqni hapat e mëposhtëm.

||| PARALAJMËRIM: Nëse kaloni nga një plan me pagesë në planin **FALAS**, të gjitha postimet tuaja të planifikuara do të humbasin.

# Si ta anuloni abonimin tuaj në iOS:

* Klikoni ikonën e profilit në këndin e sipërm majtas të ekranit.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img3342_13sp7zf.jpg)

* Klikoni **Cilësimet e llogarisë**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img3343_1yrf6ix.jpg)

* Zgjidhni **Plani aktual** nga opsionet.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img3373_1qst7vm.jpg)

* Më pas, klikoni **Menaxho abonimin**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img3345_1i7hg5w.jpg)

* Këtu do të mund të shihni abonimin tuaj. Klikoni mbi të.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img3346_1fw14v7.jpg)

* Zgjidhni abonimin tuaj dhe shtypni **Anulo abonimin** ose **Anulo provën falas**.

||| Anulimi nga aplikacioni celular nuk ndodh menjëherë. Apple do ta mbajë abonimin tuaj aktiv deri në fund të periudhës së abonimit ose datës së rinovimit. Anulimi thjesht ndalon rinovimin automatik dhe nuk ju ndërpret menjëherë aksesin.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img3347_17of9uz.jpg)

* Më pas, do t'ju duhet të konfirmoni anulimin duke klikuar butonin **Konfirmo**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img3348_1xj3lmd.jpg)

|| Në momentin që kërkoni anulimin, jeni të lirë të abonoheni përsëri nga platforma web e Publer.

* Statusin e planit tuaj do ta shihni te detajet e planit.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img3351_8c31re.jpg)

---

### Mbani parasysh:

* Nëse kaloni nga një plan me pagesë në planin **FALAS**, të gjitha postimet tuaja të planifikuara do të humbasin.
* Do të vazhdoni të përdorni versionin me pagesë deri në përfundimin e abonimit ose periudhës së provës, edhe nëse kërkoni një [rimbursim](/en/article/what-is-the-refund-policy-lflgew/). Në varësi të arsyes së kërkesës për rimbursim, Apple mund ta miratojë ose jo kërkesën tuaj.
* Nuk do të keni mundësi ta **pezulloni** abonimin në iOS.

# Si ta anuloni abonimin tuaj në Android:

* Klikoni ikonën e profilit në këndin e sipërm majtas të ekranit.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img3342_13sp7zf.jpg)

* Klikoni **Cilësimet e llogarisë**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img3343_1yrf6ix.jpg)

* Zgjidhni **Plani aktual** nga opsionet.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img3373_1qst7vm.jpg)

* Më pas, klikoni **Menaxho abonimin**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot20250307-133003puble_7i39u2.jpg)

* Këtu do të mund të shihni abonimin tuaj. Mund të zgjidhni **Anulo abonimin** ose **Anulo provën falas**.

||| Anulimi nga aplikacioni celular nuk ndodh menjëherë. Google do ta mbajë abonimin tuaj aktiv deri në fund të periudhës së abonimit ose datës së rinovimit. Anulimi thjesht ndalon rinovimin automatik dhe nuk ju ndërpret menjëherë aksesin.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot20250307-133047googl_1s9774j.jpg)

* Do të shfaqet një dritare që ju pyet nëse dëshironi ta pezulloni abonimin. Nëse jo, vazhdoni me anulimin duke klikuar **"Jo, faleminderit"**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot20250307-133142googl_wqjlt1.jpg)

|| Në momentin që kërkoni anulimin, jeni të lirë të abonoheni përsëri nga platforma web e Publer.

* Më pas, do t'ju duhet të zgjidhni një arsye për anulimin dhe ta konfirmoni duke klikuar butonin **Anulo abonimin**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot20250307-133156googl_ptqadq.jpg)

* Statusin e planit tuaj do ta shihni te detajet e planit.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot20250307-133324puble_84qrrh.jpg)

* Nëse ndryshoni mendje, mund të zgjidhni **Riabonohu**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot20250307-133225googl_65fzao.jpg)

---

### Mbani parasysh:

* Nëse kaloni nga një plan me pagesë në planin **FALAS**, të gjitha postimet tuaja të planifikuara do të humbasin.
* Do të vazhdoni të përdorni versionin me pagesë deri në përfundimin e abonimit ose periudhës së provës, përveç rastit kur kërkoni një [rimbursim](/en/article/what-is-the-refund-policy-lflgew/).
* Ju keni mundësinë ta [pezulloni abonimin tuaj](https://help.publer.io/en/article/how-to-pause-my-publer-subscription-1la5h9j/), gjë që ju lejon të ruani të gjitha postimet, statistikat dhe të dhënat e llogarisë. Mund ta rifilloni abonimin në çdo kohë pa humbur asnjë të dhënë.
---

*Shkruar nga:* [*Brikena Cani*](https://publer.io/about/brikenacani)

### MobileEnd