> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të aplikoni opsionet e postimeve për të gjitha postimet njëherësh

Opsioni **Apliko për të gjitha postimet** ju lejon të programoni qindra postime në masë për të gjitha llogaritë sociale duke aplikuar të njëjtat parametra për të gjitha në një hap.

# Për të aplikuar opsionet e postimit për të gjitha postimet njëherësh:

* Klikoni në butonin **Krijo**.
* Ngarkoni disa postime në grup. Mësoni më shumë mbi programimin në grup [këtu](https://publer.com/help/en/article/how-to-schedule-in-bulk-16hbbj4/).
* Zgjidhni një ose disa llogari sociale në anën e majtë.
* Kur ju nevojitet të bëni ndonjë ndryshim në opsionet e postimeve, klikoni mbi **Apliko për të gjitha postimet** për çdo parametër.

### Programim automatik/Ripërdor

* Zgjidhni të programoni postimet në mënyrë automatike [Programim automatik](https://publer.com/help/en/article/how-to-auto-schedule-posts-jj58si/) ose t'i ripërdorni ato [Ripërdor](https://publer.com/help/en/article/how-to-recycle-posts-21oc1h/) duke klikuar mbi shigjetën e zbritjes.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-09-at-85751_1vqdv6j.png)

* Ju mund të zgjidhni etiketa dhe opsione të tjera gjatë parametrizimit të Programimit automatik ose Ripërdorjes.
* Për të aplikuar këto parametra për të gjitha postimet, klikoni mbi **Apliko për të gjitha postimet**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-09-at-85806_1n2orrh.png)

* **Ruaj** dhe programo postimet siç është e përshtatshme.

### Vendndodhje

* Klikoni mbi ikonën e vendndodhjes.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-09-at-85829_ph0rqd.png)

* Zgjidhni një [vendndodhje](https://publer.com/help/en/article/how-to-add-a-location-to-facebook-and-instagram-posts-1c5rek9/) për postimet tuaja.
* Klikoni **Apliko për të gjitha postimet** për të aplikuar të njëjtën vendndodhje për çdo postim.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-09-at-85844_1a28vfy.png)

* **Ruaj** dhe programo postimet siç është e përshtatshme.

### Opsionet e medias

* Klikoni mbi ikonën e medias.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-09-at-85829_1hxo7g.png)

* Zgjidhni [Logo](https://publer.com/help/en/article/how-to-create-watermarks-1imv1yx/)/ [Album](https://publer.com/help/en/article/how-to-schedule-photos-to-an-existing-facebook-album-1lvrll8/) ose [Board](https://publer.com/help/en/article/how-to-sync-info-date-name-profile-picture-and-albumsboardscategories-and-how-to-edit-the-profile-picture-and-name-1m354ug/) për secilën llogari sociale përkatësisht.
* Klikoni **Apliko për të gjitha postimet** për të siguruar që të gjitha parametrat e medias të aplikohen në të gjitha postimet.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-09-at-85909_wq259a.png)

* **Ruaj** dhe programo postimet siç është e përshtatshme.

### Nënshkrim

* Klikoni mbi ikonën e penës për të qasur nënshkrimet.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-09-at-85829_oldn4j.png)

* Zgjidhni [Nënshkrimin](https://publer.com/help/en/article/how-to-create-use-signatures-1lqe4ca/) të preferuar.
* Klikoni **Apliko për të gjitha postimet** që nënshkrimi të shtohet në çdo postim.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-09-at-85926_1hplf0t.png)

* **Ruaj** dhe programo postimet siç është e përshtatshme.

### Koment pasues

* Klikoni mbi ikonën e mesazhit për të shtuar komente pasuese.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-09-at-85829_mim8dc.png)

* Shtoni komentet dhe klikoni **Apliko për të gjitha postimet** që të gjitha postimet të përfshijnë të njëjtin koment.
* Ju mund të përshtatni midis llogarive sociale. Mësoni më shumë për këtë [këtu](https://publer.com/help/en/article/how-to-add-follow-up-comments-to-my-posts-qym287/).

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-09-at-90009_12f7vjf.png)

* **Ruaj** dhe programo postimet siç është e përshtatshme.

### Shpërndarje automatike

* Klikoni mbi ikonën e ndarjes.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-09-at-85829_xeifl8.png)

* Parametrizoni [Shpërndarjen automatike](https://publer.com/help/en/article/how-to-use-autosharing-in-publer-g2k1b4/) për postimet tuaja.
* Klikoni **Apliko për të gjitha postimet** që të njëjtat parametra të Shpërndarjes automatike të aplikohen për krejt postimet.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-09-at-90031_1681fu8.png)

* **Ruaj** dhe programo postimet siç është e përshtatshme.

### Fshirje automatike

* Klikoni mbi ikonën e koshit.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-09-at-85829_18ely1u.png)

* Caktoni kohën e [fshirjes automatike](https://publer.com/help/en/article/how-to-auto-delete-posts-1t21ddd/) për postimin.
* Klikoni **Apliko për të gjitha postimet** që të gjitha postimet të ndjekin të njëjtën rregull të fshirjes automatike.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-09-at-90050_1p40su3.png)

* **Ruaj** dhe programo postimet siç është e përshtatshme.

### Shto një vonesë midis llogarive

* Klikoni mbi ikonën e orës me rërë.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-09-at-85829_7zn8ca.png)

* Caktoni kohën e vonesës midis postimeve.
* Klikoni **Apliko për të gjitha postimet** që të gjitha postimet të ndjekin të njëjtën rregull të vonesës. Mësoni më shumë të shtoni një vonesë midis llogarive [këtu](https://publer.com/help/en/article/how-to-add-a-delay-between-accounts-1t2moz2/).

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-09-at-90102_yveehf.png)

* **Ruaj** dhe programo postimet siç është e përshtatshme.

|| Për të aplikuar detajet e postimeve për të gjitha postimet, kontrolloni [këtë artikull](https://publer.com/help/en/article/how-to-apply-post-details-to-all-posts-in-bulk-11tol5y/).
---

*Shkruar nga: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)