Si të automatizojmë Raportet PDF të Analizave/Statistikave
Më të mira se raportet e Analizave janë raportet PDF automatike që ju dërgohen çdo javë ose muaj, në varësi të dëshirës suaj. Ju mund të zgjidhni frekuencën e raporteve të Analizave në Njoftimet tuaja.
Për të ndryshuar frekuencën e raporteve automatike:
- Klikoni mbi Foton e profilit në krahun e djathtë të sipërm.
- Shkoni te Cilësimet.
- Zgjidhni skedën Njoftimet përmes Email-it.
- Zbritni poshtë tek Analiza dhe zgjidhni frekuencën.
- Ju mund të merrni raporte çdo javë, muaj, ose asnjëherë dhe ato mund të jenë për çdo llogari sociale ose për të gjithë ekipin/hapësirën e punës (të gjitha llogaritë në një).
Nëse nuk ju pëlqejnë raportet automatike, atëherë ju mund të shkarkoni raportet manualisht kur t'i keni nevojë. Ju gjithashtu mund të shkarkoni një pamje të dedikuar të skedës Statistikat e postimeve..
*Përditësuar nga: Brikena Cani
Updated on: 13/09/2025
Thank you!