> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të automatizojmë Raportet PDF të Analizave/Statistikave

Më të mira se raportet e Analizave janë raportet PDF automatike që ju dërgohen çdo javë ose muaj, në varësi të dëshirës suaj. Ju mund të zgjidhni frekuencën e raporteve të Analizave në **Njoftimet tuaja.**

||| Mbani mend që mund të automatizoni vetëm raportet PDF, jo raportet CSV.

# Për të ndryshuar frekuencën e raporteve automatike:

* Klikoni mbi **Foton e profilit** në krahun e djathtë të sipërm.
* Shkoni te [Cilësimet](https://app.publer.io/#/settings).
* Zgjidhni skedën [Njoftimet përmes Email-it](https://app.publer.com/#/settings/emails).
* Zbritni poshtë tek **Analiza** dhe zgjidhni frekuencën.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-26-at-5213_cs26p4.png)

* Ju mund të merrni raporte çdo javë, muaj, ose asnjëherë dhe ato mund të jenë për çdo llogari sociale ose për të gjithë ekipin/hapësirën e punës (të gjitha llogaritë në një).

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-26-at-5214_1e1p5wz.png)

|| Raportet do të dërgohen në email-in tuaj, kështu që ju mund t'i ndani ato lehtësisht me klientin/ekipin tuaj. Çdo raport do të përbëhet nga mini-raporte, një për çdo llogari në rrjetin social.

Nëse nuk ju pëlqejnë raportet automatike, atëherë ju mund të [shkarkoni raportet manualisht](/en/article/how-to-download-your-analytics-reports-1yrmimi/) kur t'i keni nevojë. Ju gjithashtu mund të shkarkoni një pamje të dedikuar të [skedës Statistikat e postimeve.](https://help.publer.io/en/article/how-to-export-a-dedicated-view-of-the-post-insights-to-pdf-or-excelcsv-7k1of/?bust=1707734103602). 
---

*Përditësuar nga: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)