Articles on: Canva dhe VistaCreate
This article is also available in:

Si të dizajnoni ilustrime, video dhe GIF me integrimin e VistaCreate (Crello)

Integracioni që kemi me VistaCreate (Crello) do të ju ndihmojë të krijoni ilustrime, video dhe GIF pa asnjë kosto shtesë.


Ju do të keni disa nga përparësitë e një llogarie VistaCreate (Crello) Pro vetëm brenda Publer, pa nevojën për një Abonim Pro nga VistaCreate (Crello). Me Publer Professional mund të krijoni ilustrime dhe me Publer Business mund të krijoni dhe të redaktoni video dhe GIF.


Për të lidhur dhe filluar të krijosh me VistaCreate (Crello):


  • Zgjidhni butonin Krijo.
  • Kliko në Kliko ose zvarrit dhe lësho media.
  • Zgjidh VistaCreate (Crello).


Përdorimi i VistaCreate në Publer


  • Zgjidhni llojin e dizajnit nga menja zbritëse.


Përdorimi i VistaCreate në Publer


  • Ju mund të zgjidhni të përdorni llogarinë tuaj të VistaCreate (Crello) ose një llogari VistaCreate (Crello) që do të krijohet automatikisht nga ne. Mësoni më shumë këtu.
  • Klikoni Vazhdo për të hapur VistaCreate (Crello).
  • Në krye të faqes, Regjistrohu ose Hyr në llogarinë tuaj personale të VistaCreate (Crello).


  • Në të kundërt, nëse dëshironi të vazhdoni me një llogari që ne do të krijojmë, thjesht klikoni në vazhdo pa aktivizuar Kam një llogari në VistaCreate (Crello).


Llogaria që ne do të krijojmë mund të përdoret vetëm brenda Publer me disa nga funksionet Pro. Jashtë Publer, do të jeni në gjendje ta përdorni atë si një llogari falas.


  • Sa i jeni në VistaCreate (Crello), filloni të krijoni dizajnin tuaj sipas dëshirës suaj.
  • Mund të krijoni dhe të redaktoni video dhe të shtoni elemente në to, si tekst (jo titrat), muzikë, foto, etj.
  • Kur të jeni përfunduar, thjesht klikoni mbi Ruaj në cepin e djathtë të lartë.


Publikimi i dizajnit VistaCreate


  • Zgjidhni formatin e dizajnit tuaj ose klikoni mbi Ruaj si.


Publikimi i dizajnit VistaCreate


  • Kur ta keni ruajtur dizajnin, do të ngarkohet për disa kohë dhe pastaj do t'i shfaqet në Publer kështu:


Dizajni VistaCreate në Publer


  • Bëni përfundimet e fundit në postimin tuaj dhe programoni postimin.


*Përditësuar nga: Brikena Cani

Updated on: 13/08/2025

Was this article helpful?

Share your feedback

Cancel

Thank you!