Articles on: Canva dhe VistaCreate
This article is also available in:

Si të dizajnoni karusele me integrimin e PostNitro

Tani mund të krijoni karusele duke përdorur integrimin e PostNitro drejtpërdrejt nga Publer.


Si të përdorni integrimin e PostNitro:


  • Shkoni te skeda Krijo.
  • Klikoni mbi Kliko ose tërhiq dhe lësho media.
  • Zgjidhni PostNitro.


Duke përdorur butonin PostNitro në Publer


  • Filloni të krijoni dizajnin e karuselit tuaj.
  • Për të zgjedhur një shabllon, klikoni mbi Zgjidh Shabllonin.



  • Mund të zgjidhni nga shabllonet e gatshme ose të krijoni një të personalizuar.



  • Mund të importoni dizajne masive nga një CSV ose të ndryshoni foton e profilit, kanvasin, dizajnin, ngjyrat ose tekstin.



  • Mund të përdorni gjithashtu Asistuesin AI për të gjeneruar ose për t’ju ndihmuar në krijimin e karuselit.
  • Vendosni një temë, ton, audiencë, gjuhë, numrin e faqeve etj. dhe klikoni mbi Gjenero nga Tema.



  • Zgjidhni platformën sociale ku dëshironi të publikoni karuselin.



  • Klikoni mbi Publiko në këndin e sipërm majtas për të përdorur karuselin që sapo krijuat.


Shënim: Mund të përdorni gjithashtu ngarkimet tuaja të mëparshme në PostNitro. Zgjidhni një, bëni redaktimet përfundimtare dhe publikoni dizajnin në Publer.


Duke publikuar dizajnin nga Canva në Publer


  • Shikoni parapamjen e karuselit dhe klikoni përsëri mbi Publiko.



  • Përfundoni dizajnin e postimit tuaj në Publer dhe programojeni.



Si të përdorni dizajnet tuaja të mëparshme të PostNitro:


  • Shkoni te PostNitro duke ndjekur hapat e mësipërm.
  • Klikoni mbi Të Ruajtura.
  • Këtu do të shihni të gjitha karuselet që keni krijuar më parë përmes integrimit.


Duke përdorur dizajne të mëparshme nga Canva


  • Përdorni dizajnet tuaja sipas dëshirës, klikoni mbi Publiko dhe pastaj programojeni.



*Shkruar nga: Brikena Cani


Updated on: 10/09/2025

Was this article helpful?

Share your feedback

Cancel

Thank you!