Si të filtroni statistikat e postimeve sipas anëtarit në Publer
Në Publer, ju mund të gjurmoni se si po performojnë postimet tuaja për çdo llogari sociale. Përveç kësaj, mund të kontrolloni performancën e postimeve dhe të shihni analizat sipas çdo anëtari.
Si të filtroni analizat/statistikat e postimeve sipas anëtarit:
- Shkoni te skeda Analizat në Publer.
- Zgjidhni një llogari sociale specifike në të majtë për të parë statistikat e postimeve për atë llogari.
- Periudha kohore e parazgjedhur është 7 ditët e fundit, por mund të zgjidhni edhe një periudhë kohore të personalizuar.
- Më pas, filtroni sipas anëtarit që dëshironi, për të parë analizat vetëm për atë anëtar specifik.
- Pasi të zgjidhni anëtarin, do të mund të shihni statistikat përkatëse të postimeve.
Mësoni më shumë rreth metrikave që mblidhen këtu dhe rreth kësaj veçorie këtu.
*Përditësuar nga: Brikena Cani
Updated on: 13/09/2025
Thank you!