Articles on: Menaxhimi i Postimeve
This article is also available in:

Si të grupohen llogaritë sociale

Në Publer, ju mund të krijoni grupime të llogarive, duke krijuar kështu mini-hapësira pune. Në vend të postimit në llogari një nga një, mund të postoni në një grup prej tyre.


Mbani parasysh se nuk mund të gruponi sëbashku disa llogari Twitter ose Pinterest për shkak të rregullave të rrepta të automatizimit të tyre. Për Twitter, mund të mësoni më shumë këtu dhe për Pinterest këtu.


Për të grupuar llogaritë sociale:


  • Shkoni te Llogaritë Sociale dhe klikoni në filtër e dropdown Sipas Grupimeve. Nëse klikoni te Menaxho Grupet, do të keni opsionin për të krijuar ose menaxhuar grupet ekzistuese nga skeda e Llogarive Sociale.



  • Ose, klikoni butonin Krijo, klikoni mbi shigjetën e dropdown në majë të listës së llogarive në të majtë, dhe zgjidhni Grup Llogarish.



  • Më pas, klikoni Krijo një Grup të ri.
  • Shkruani emrin e grupit dhe zgjidhni llogaritë që doni të shtoni në grup.
  • Ju gjithashtu mund të vendosni një vonim postimi midis llogarive.



  • Tashmë kthehuni te Krijo, klikoni mbi shigjetën e dropdown mbi llogari, dhe zgjidhni Publer Group që sapo krijuat për të filluar të krijoni postimin tuaj për këto kanale.
  • Ju do të jeni në gjendje të filloni të dizenjoni një postim që do të ndahet në llogaritë nën grupin "Publer Group".



Këshillë: Ju mund të caktoni një grup specifik llogarish për një anëtar, në vend të caktimit të tyre një nga një.


*U përditësua nga: Brikena Cani

Updated on: 31/07/2025

Was this article helpful?

Share your feedback

Cancel

Thank you!