> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të grupohen llogaritë sociale

Në Publer, ju mund të krijoni grupime të llogarive, duke krijuar kështu mini-hapësira pune. Në vend të postimit në llogari një nga një, mund të postoni në një grup prej tyre.

|| Mbani parasysh se nuk mund të gruponi sëbashku disa llogari **Twitter** ose **Pinterest** për shkak të rregullave të rrepta të automatizimit të tyre. Për Twitter, mund të mësoni më shumë [këtu](https://help.publer.io/en/article/what-are-the-daily-post-limits-nbtnmu/?1587469190540) dhe për Pinterest [këtu](https://developers.pinterest.com/docs/reference/spam/).

# Për të grupuar llogaritë sociale:

* Shkoni te **Llogaritë Sociale** dhe klikoni në filtër e dropdown **Sipas Grupimeve**. Nëse klikoni te Menaxho Grupet, do të keni opsionin për të krijuar ose menaxhuar grupet ekzistuese nga skeda e Llogarive Sociale.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-10-at-6225_95ij6z.png)

* Ose, klikoni butonin **Krijo**, klikoni mbi shigjetën e dropdown në majë të listës së llogarive në të majtë, dhe zgjidhni **Grup Llogarish**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-10-at-6245_16xyrll.png)

* Më pas, klikoni **Krijo një Grup të ri**.
* Shkruani emrin e grupit dhe zgjidhni llogaritë që doni të shtoni në grup.
* Ju gjithashtu mund të vendosni një vonim postimi midis llogarive.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-10-at-6253_1hg7kxx.png)

* Tashmë kthehuni te **Krijo**, klikoni mbi shigjetën e dropdown mbi llogari, dhe zgjidhni **Publer Group** që sapo krijuat për të filluar të krijoni postimin tuaj për këto kanale.
* Ju do të jeni në gjendje të filloni të dizenjoni një postim që do të ndahet në llogaritë nën grupin "Publer Group".

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-10-at-6254_f1nota.png)

| **Këshillë**: Ju mund të [caktoni një grup specifik llogarish](/en/article/how-to-assign-social-accounts-14o8w8h/) për një anëtar, në vend të caktimit të tyre një nga një.
---

*U përditësua nga:&#32;[Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)