> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të kombinoni gjeneratorin e Spintax me Asistentin IA

Ju mund të kombinoni Gjeneratorin Spintax me Asistent IA, për të krijuar disa përshkrime unike tekstesh për postimet tuaja.

# Si të kombinoni Gjeneratorin Spintax me Asistent IA:

* Shkoni te **Krijo** një postim.
* Klikoni në butonin **Asistent IA**, dhe Asistenti IA do të hapet si një dritare chat në anën e majtë të krijuesit tuaj.
* Jepni komanda të tilla si "Krijo variacione të këtij postimi në formatin Spintax".
* Më pas, mund të shkruani një fjali si për shembull: "Fillojmë ditën si duhet me një filxhan kafe të ngrohtë."

| Ju gjeneroni sa përshkrime unike tekstesh të doni.

![Gjenerimi i tekstit në formatin Spintax me Asistent IA](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2025-04-24-155949-settings_o2stni.png)

* Klikoni në **Gjenero**.
* Asistenti IA do të sjellë disa variacione të asaj fjalie për të zgjedhur, në formatin Spintax.

|| Mbani mend, tekstin do ta gjenerojë me etiketat e Spintaxit {|} të ndara nga tubi |. Mësoni më shumë rreth Spintax [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-create-text-variations-using-spintax-within-publer-hf6siq/).

* Mund të zgjidhni variacionet që ju pëlqejnë dhe të klikoni në **Shto tek postimi**.

**RIPËRDOR:**

* Mund të caktoni postimin tuaj për të [ripërdorur](https://help.publer.io/en/article/how-to-recycle-posts-21oc1h/) siç duhet.
* Për çdo iteracion ripërdorimi, do të ketë një përshkrim teksti tjetër të zgjedhur nga Spintaxi.
---

*Shkruar nga*: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)