> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të krijoj dhe të programoj një postim karusel/me shumë foto për Threads

### DesktopStart

# Për të krijuar një postim karusel (me shumë foto) për Threads:

* Së pari, zgjidh llogarinë e Threads që dëshiron të përdorësh duke klikuar në **Butonin e Krijimit** në anën e majtë.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/add1_yniu3b.png)

* Pas kësaj mund të ngarkosh fotot e deshiruara sipas renditjes tënde.

|| Mund të ngarkosh vetëm deri në 20 foto në maksimum për një postim karusel. Ato nuk mund të kombinohen me GIF ose Video sepse Threads nuk i mbështet.

* Më pas, mund të shikosh media tënde dhe të shtosh përmbajtje për postimet e tua.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/cr1_1ekipa8.png)

* Për të rregulluar rendin, vendos mausin mbi fotot dhe kliko butonin në cepin e majtë të poshtëm.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/cr2_12k0qub.png)

* Për të parë se si do të duket postimi yt, kontrollo parapamjen në anën e djathtë. Nëse po përdor një dritare më të vogël, mund të klikosh butonin e parapamjes.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/cr3_v7us0j.png)

* Përfundimisht, programo postimin tënd sipas preferencave të tua.

### DesktopEnd

---

*Shkruar nga:&#32;[Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)