> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të krijojmë dhe postojmë skedarë PDF në LinkedIn

### DesktopStart

Ju mund të lidhni të dy profilin dhe faqen tuaj në LinkedIn me Publer dhe të postoni direkt karuselë PDF.

|| Shënim: Ju mund të ngarkoni fotografi, dokumente dhe prezantime në Publer. Ato do të ndahen në fotografi dhe më pas mund t'i shpërndani si karuselë PDF.

### Për të krijuar një postim karusele/PDF për LinkedIn:

* Së pari, zgjidhni llogarinë e LinkedIn që dëshironi të përdorni.
* Ngarkoni fotografitë tuaja të dëshiruara sipas rradhës.

|| Ju mund të ngarkoni deri në 100 fotografi në maksimum për një postim karusele. Ato nuk mund të përziehen me GIF ose Video pasi nuk mbështetet nga API e LinkedIn.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/pdf1_3gmg2o.png)

* Gjithashtu mund të ngarkoni disa dokumente PDF, Word ose PowerPoint dhe sistemi automatikisht do t'i ndajë ato në fotografi për postimin e karuselës/PDF.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/pdf2_uild41.png)

* Aktivizoni opsionin **Posto fotografitë si dokument PDF.**

|| Fotografitë do të kthehen automatikisht në një skedar PDF dhe do të postohen në LinkedIn si dokument/karuselë. Mbështetuni në funksionalitetin e parapamjes për vizualizim.

![Postimi i fotove si dokument PDF](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/pdf3_wyje2c.png)

||| Duhet të shtoni një titull përshkrues për dokumentin tuaj, në të kundërt nuk do të shpërndahet si postim PDF/karuselë.

![Shtimi i një titulli në dokumentin PDF](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/pdf4_3borl9.png)

* Për të parë se si do të duket, mund të kontrolloni parapamjen në anën e djathtë. Nëse po përdorni një faqe me dritare më të vogël mund të shtypni butonin e parapamjes.

![Parapamje e postimit](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/pdf5_19a0vjx.png)

* Përfundimisht, planifikoni karuselët/PDF-t tuaja të LinkedIn sipas rradhës.


### DesktopEnd
### MobileStart

### Për të postuar karuselë/pdf në aplikacionin mobil të LinkedIn:

* Sa herë që hyni në aplikacion, duhet të shtypni butonin plus që ndodhet në cepin e djathtë të poshtëm të ekranit:

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/drp1_1mafnh4.png)

* Zgjidhni llogarinë e LinkedIn që dëshironi të përdorni dhe klikoni në **+** për të shtuar media ose skedarë.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/mob1_1e8nj57.png)

* Zgjidhni një nga burimet për të shtuar mediat.
* Gjithashtu mund të ngarkoni disa dokumente PDF, Word ose PowerPoint dhe sistemi do t'i ndajë automatikisht ato në fotografi për postimin e karuselës/PDF.

|| Ju mund të ngarkoni deri në 100 fotografi në maksimum për një postim karusele. Ato nuk mund të përziehen me GIF ose Video sepse nuk mbështetet nga API e LinkedIn.

![Zgjedhja e medias ose skedarit për ngarkim](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/mob2_1tidz2.png)

* Aktivizoni opsionin **Posto fotografitë si dokument PDF.**

![Zgjedhja "Posto fotografitë si dokument PDF"](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/mob3_1qzrlr0.png)

|| Fotografitë do të kthehen automatikisht në një skedar PDF dhe do të postohen në LinkedIn si karuselë PDF.

||| Duhet të shtoni një titull përshkrues për dokumentin tuaj, në të kundërt nuk do të shpërndahet si postim PDF/karuselë.

![Shtimin e një titulli në dokumentin PDF](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/mob4_x3l64a.png)

* Përfundimisht, planifikoni karuselët/PDF-t tuaja të LinkedIn sipas rradhës.


### MobileEnd

---

${youtube}[Si të Postoni Fotografitë si një Karuselë PDF në LinkedIn përmes Publer](IgkHmpyYJKI)

---

*Shkruar nga:* [*Brikena Cani*](https://publer.io/about/brikenacani)