> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të krijojmë një postim karusel/me shumë foto për TikTok

### DesktopStart

### Për të krijuar një postim karuseli (me shumë foto) për TikTok:

* Së pari, zgjidh llogarinë TikTok që dëshiron të përdorish pasi të klikosh butonin **Krijo** në anën e majtë.
* Më pas mund të ngarkosh fotot e tua siç dëshiron.

|| Mund të ngarkosh vetëm deri në 35 fotografi maksimalisht për një postim karuseli. Ato nuk mund të përzihen me GIF ose video, sepse TikTok nuk e mbështet këtë.

* Më pas do të shohësh median dhe gjithashtu mund të shtosh përmbajtjën për postimet.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-08-28-at-6522_r6hveg.png)

* Për të riorganizuar rendin, vendos kursorin mbi fotot dhe më pas kliko në buton në anën e majtë.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-08-28-at-7221_11qxeqf.png)

* Për të parë si do të duket postimi yt, shih parapamjen në anën e djathtë. Nëse po përdor një dritare më të vogël, mund të klikosh butonin e parapamjes.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-08-28-at-6540_1iu9lvl.png)

* Në fund, programo postimin tënd sipas preferencave të tua.

### DesktopEnd
### MobileStart

### Për të postuar karusele TikTok në aplikacionin mobil:

* Së pari, kliko në shenjën **+** në anën e djathtë të ekranit për të krijuar një postim të ri.
* Zgjidh llogarinë **TikTok** që dëshiron të përdorësh.
* Kliko mbi shenjën **+** për të shtuar median.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img4329_1e247s7.jpg)

* Zgjidh një nga burimet për të shtuar median.
* Për të **riorganizuar** rendin e fotove, thjesht kliko dhe tërhiqi ato majtas ose djathtas.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img4328_1s00o3o.jpg)

|| Mund të ngarkosh vetëm deri në 35 fotografi maksimalisht për një postim karuseli. Ato nuk mund të përzihen me GIF ose video, sepse TikTok nuk e mbështet këtë.

* Zgjidh **privatësinë e TikTok** dhe **cilësimet** e tjera.
* Në fund, kliko mbi **Next** dhe programoje sipas preferencave të tua.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img4326_f557yi.jpg)
---

*Shkruar nga:&#32;[Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)

### MobileEnd