> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të lidhni llogaritë e TikTok

### DesktopStart
### Për të lidhur llogarinë tuaj të TikTok:

* Shkoni tek **Llogaritë Sociale** dhe klikoni mbi **Lidh** për TikTok.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2024-12-09-211623-settings_3h0pqi.png)
* Zgjidhni **TikTok**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2024-12-09-212135-settings_15esxz1.png)
* Sigurohuni që jeni të loguar në llogarinë përkatëse të TikTok.
* Klikoni mbi **Autorizo** për të dhënë akses tek Publer.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2021-12-03-at-33924_13g74jh.png)
* Në fund, zgjidhni llogarinë e TikTok që shfaqet.

Tani jeni gati për të programuar postimet e TikTok në Publer. 

### Ju lutemi keni parasysh që për shkak të kufizimeve të API-se nga TikTok:

|| Funksioni i watermarking dhe konfigurimet e URL-ve janë çaktivizuar për llogaritë e TikTok. Kjo do të thotë që nuk mund të shtoni watermarks në videot tuaja të TikTok dhe nuk mund të përfshini lidhje të klikueshme, pasi TikTok nuk i mbështet ato në postime.

|| Nuk mund të ndryshoni fotografine e profilit ose emrin e përdoruesit për llogarinë tuaj TikTok brenda Publer. Informacioni do të sinkronizohet automatikisht çdo herë që zgjidhni të postoni në TikTok.

|| TikTok nuk e lejon përmbajtjen e përsëritur, prandaj nuk mund të postoni ose të programoni të njëjtin video në shumë llogari TikTok në të njëjtën kohë. Përveç kësaj, nuk mund të programoni postime të përsëritura ose të ricikluara të TikTok për tu postuar përsërisht në të ardhmen.

### DesktopEnd
### MobileStart

### Për të lidhur llogarinë tuaj të TikTok:

* Shkoni tek **Ikona e Publer** në anën e majtë.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img2379_2s5s8z.jpg)

* Shkoni tek **Llogaritë** dhe klikoni mbi **&#32;+ Shtoni llogari të reja sociale**

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img2380_tac36r.jpg)

* Klikoni mbi **logon e TikTok**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img2382-copy-7_uawjut.jpg)

* Sigurohuni që jeni të loguar/logoheni në llogarinë përkatëse të TikTok.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img2718_12gujmo.jpg)

* Klikoni mbi **Autorizo** për të dhënë akses tek Publer.
* Në fund, zgjidhni llogarinë e TikTok që shfaqet.

Tani jeni gati për të programuar videot e TikTok në Publer. 

### Ju lutemi keni parasysh që për shkak të kufizimeve të API-se nga TikTok:

|| Funksioni i watermarking dhe konfigurimet e URL-ve janë çaktivizuar për llogaritë e TikTok. Kjo do të thotë që nuk mund të shtoni watermarks në videot tuaja të TikTok dhe nuk mund të përfshini lidhje të klikueshme, pasi TikTok nuk i mbështet ato në postime.

|| Nuk mund të ndryshoni fotografine e profilit ose emrin e përdoruesit për llogarinë tuaj TikTok brenda Publer. Informacioni do të sinkronizohet automatikisht çdo herë që zgjidhni të postoni në TikTok.

|| TikTok nuk e lejon përmbajtjen e përsëritur, prandaj nuk mund të postoni ose të programoni të njëjtin video në shumë llogari TikTok në të njëjtën kohë. Përveç kësaj, nuk mund të programoni postime të përsëritura ose të ricikluara të TikTok për tu postuar përsërisht në të ardhmen.
---

*Shkruar nga: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)

### MobileEnd