> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të përdorim karaktere speciale dhe emoji me një file CSV

### Skedari CSV

Kur ju [ngarkoni një skedar CSV](/en/article/how-to-schedule-in-bulk-using-a-csv-file-3yvwt/) në Publer, sidomos nëse është një skedar Excel, karaktere të caktuar mund të mos ngarkohen siç duhet. Kjo do të përfshijë çdo karakter special dhe/ose emoji. 

Në raste të tilla, **ne ju rekomandojmë që të përdorni Google Sheets në vend të Excel, për të shmangur çdo problem.** Google Sheets gjithmonë do të funksionojë më mirë me **karaktere të veçantë dhe/ose emojis**, ndërsa Excel ka tendencë të ketë probleme. 

Pasi të keni krijuar fletën/sheet tuaj në Google, ju mund ta shkarkoni dhe ta ruani si skedar CSV, dhe më pas ta ngarkoni në Publer. 

### Shkarkimi i një Google Sheet:

Për t’i shkarkuar dhe ruajtur shpejt një Google Sheets si CSV: 

* Hapni skedarin tuaj **Sheets**.
* Klikoni në butonin e File në cepin e majtë të sipërm të faqes.
* Pastaj, klikoni në **Shkarko**.
* Përfundimisht, zgjidhni opsionin e vlerave të ndara me presje (CSV).

Pasi të keni shkarkuar skedarin CSV, ju mund ta [ngarkoni](/en/article/how-to-schedule-in-bulk-using-a-csv-file-3yvwt/) atë në Publer dhe të vazhdoni me programimin e postimeve. 

Mësoni më shumë rreth formatit të skedarit CSV që duhet të përdorni duke ndjekur udhëzimin [këtu](/en/article/what-csv-template-should-i-use-18qhxcq/).

||| Facebook API nuk mbështet emojis në titujt e fotove kur postohet në [një album ekzistues](/en/article/how-to-schedule-photos-to-an-existing-facebook-album-1lvrll8/).