Articles on: Menaxhimi i Postimeve
This article is also available in:

Si të pezullohet riciklimi i postimeve

DesktopStart


Nëse keni krijuar shumë postime për riciklim por dëshironi të shtyni publikimin e tyre, nuk keni pse t’i fshini. Thjesht pezulloni postimet dhe rinisni ato kur të dëshironi.


Për të pezulluar postimet e ricikluara:


  • Shkoni te Faqja e Kalendarit dhe zgjidhni Pamjen e Feed-it.
  • Zgjidhni llogarinë sociale në krye.
  • Filtroni postimet sipas Riciklimit.


Pezullo Riciklimin


  • Klikoni mbi Settings në cepin e djathtë të postimit dhe zgjidhni Pezullo Riciklimin.


Pezullo Riciklimin


  • Më pas, mund të ktheheni dhe të zgjidhni Rinis sa herë që dëshironi të vazhdoni riciklimin.


Shënim: Nuk është e mundur të pezulloni në grup. Postimet duhet të pezullohen një nga një.


Mësoni më shumë rreth riciklimit të postimeve këtu.


DesktopEnd


MobileStart


Për të pezulluar postimet e ricikluara në aplikacion:


  • Hapni ikonën e Kalendarit dhe filtroni postimet në cepin e sipërm djathtas sipas Riciklimit.


Filtro riciklimin


  • Postimet tuaja të ricikluara do të shfaqen. Zgjidhni atë që dëshironi të pezulloni.
  • Klikoni mbi tre pikat në cepin e sipërm djathtas dhe zgjidhni Pezullo.


Pezullo Riciklimin


  • Do të shfaqet një mesazh suksesi dhe statusi i postimit do të ndryshojë në Pezulluar.


Mësoni më shumë rreth riciklimit të postimeve këtu.


MobileEnd



Përditësuar nga: Brikena Cani


Updated on: 28/09/2025

Was this article helpful?

Share your feedback

Cancel

Thank you!