> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

#  Si të planifikosh postime në Grupet e Facebook (me njoftime)

# Grupet në Facebook

Për fat të keq, që nga momenti kur Meta hoqi aksesin në API për Grupet e Facebook, nuk mund të publikosh më drejtpërdrejt përmes Publer, gjë që sjell disa kufizime krahasuar me rrjetet e tjera sociale.

Megjithatë, kemi një zgjidhje alternative: Mund të ndash postimet në Grupet e Facebook **përmes njoftimeve**, duke përdorur [aplikacionin e Publer](/en/article/the-publer-mobile-app-17a4cm3/).

Pasi të kesh [lidhur Grupin e Facebook](https://help.publer.io/en/article/how-to-connect-facebook-groups-1lrfn2h/) me Publer, mund të krijosh, planifikosh dhe publikosh postimet përmes njoftimeve nga telefoni.

# Postimi në Grupet e Facebook

**1. Për të planifikuar dhe postuar në Grupet e Facebook, pasi ke&#32;[lidhur grupet e tua](https://help.publer.io/en/article/how-to-connect-facebook-groups-1lrfn2h/)&#32;dhe ke instaluar&#32;[aplikacionin mobil të Publer](/en/article/the-publer-mobile-app-17a4cm3/):**

* Shko në [Publer](https://app.publer.io)  
* Zgjidh llogarinë e Grupit të Facebook ku dëshiron të ndash postimin  
* Krijo postimin tënd. Mund të shtosh tekst, video, GIF, link apo foto

![Krijimi i një postimi për Grupin në Facebook](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-10-11-at-1013_1a2g5ur.png)

Kjo do të thotë që ke përfunduar hapin e parë të procesit të planifikimit me sistemin gjysmë-automatik. Kur të vijë momenti, do të marrësh një njoftim push nga aplikacioni i Publer, që të kujton se postimi yt është gati.

| Sigurohu që ke aktivizuar të gjitha njoftimet për Publer. Mëso më shumë [këtu](/en/article/why-am-i-not-getting-push-notifications-about-my-instagram-stories-1x2xa5m/).



**2. Për të përfunduar dhe publikuar postimin:**

* Kliko në njoftimin që të vjen nga aplikacioni i Publer  
* Do të shohësh pamjen paraprake të postimit  
* Sigurohu që ke të instaluar aplikacionin e Facebook në telefon dhe pastaj kliko në **Hape në Facebook**

||| Sigurohu që je loguar në llogarinë e duhur të Facebook

* Do të ridrejtohesh në aplikacionin e Facebook, ku do të mund të krijosh postimin: ngarko mediat, ngjit tekstin dhe publikojeni

![Postimi në Grupin e Facebook](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/untitled-design-13-copy_1eb8b3x.png)



**3. Kur ridrejtohesh në aplikacionin e Facebook:**

Në varësi të pajisjes që përdor, media apo teksti do të ngjitet në mënyra të ndryshme. Ja si ndryshon:

### iOS

Kur klikoni **Hape në Facebook**:

* Shko te **Menyja** dhe zgjidh **Grupet**  
* Zgjidh grupin e saktë dhe kliko "Shkruaj diçka..."  
* Teksti duhet të ngjitet manualisht  
* Media ruhet në galerinë e pajisjes dhe duhet të shtohet manualisht në postim

![Postimi në Facebook nga iOS](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/untitled-design-13-copy-2_6yc0yr.png)

### Android

Nëse postimi ka media (foto ose video) dhe klikon në **Hape në Facebook**:

* Do të hapet një dritare ku të kërkohet të zgjedhësh ku do ndash median. Zgjidh **Grupi në Facebook**, zgjidh grupin dhe mediat do të ngarkohen automatikisht  
* Teksti duhet të ngjitet manualisht

Nëse postimi NUK ka media:

* Teksti (përfshirë linket) do të ngjitet automatikisht kur hapet aplikacioni i Facebook

![Postimi në Facebook nga Android](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/untitled-design-13_4em88s.png)

| Një video udhëzuese do të shfaqet brenda aplikacionit për të të treguar hapat që duhen ndjekur në Facebook



### Mbaj parasysh:

* Publer nuk mund të mbledhë statistika apo të sinkronizojë postimet për shkak të mungesës së një API zyrtare. Por mund t’i shikosh gjithmonë postimet që ke ndarë në Grupet e Facebook në seksionin [Postimet > Të postuara](https://app.publer.io/#/posts)
* Postimi mund të përmbajë **një** **link**, **një** **video** (maks. 20 minuta), **një** **GIF** apo **një** **foto**
* Nuk mund të përdorësh opsione si **Vendndodhja**, **Fshi automatikisht** apo **Ndaj automatikisht**, për shkak të kufizimeve të API-së
* Nëse poston përmes kredencialeve të [Owner's API](/en/article/owners-api-vs-members-api-credentials-eecrpd/), vetëm pronari i llogarisë do të marrë njoftimin push në telefonin e tij



*Shkruar nga:&#32;[Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)

