Si të programoni artikuj lajmesh në grup
Ju mund të programoni artikujt në grup përmes skedës Lajmet në Publer.
Për të programuar artikujt e Lajmeve:
- Shkoni tek skeda Eksploro në Publer.

- Kërkoni për artikuj specifikë ose shkruani fjalë kyçe në Kërkimin e avancuar.
- Klikoni mbi Shpërndajë ose kaloni kutinë në cepin e djathtë të lartë dhe klikoni Përdor.

Për të programuar artikujt e Lajmeve në grup:
- Shkoni tek skeda Eksploro në Publer.

- Kërkoni për artikuj specifikë ose shkruani fjalë kyçe në Kërkimin e avancuar.
- Më pas, thjeshtë zgjidhni të gjitha postimet e lajmeve që dëshironi të shpërndani. Për të zgjedhur artikullin, klikoni mbi kutitë në cepin e djathtë të lartë të çdo artikulli.
- Kur t'i keni zgjedhur të gjitha artikujt që doni të shpërndani, klikoni mbi Përdor.

- Pas kësaj, ju do të ridrejtoheni në Kompozuesin e Krijimit, ku çdo artikull do të jetë një postim i veçantë:

- Këtu, ju mund të vazhdoni me bërjen e ndryshimeve përfundimtare në postime para se t'i programoni/publikoni ato.
Për të mësuar më shumë për të gjitha mënyrat në të cilat ju mund të programoni në grup shkoni këtu.
*Shkruar nga: Brikena Cani
Updated on: 22/11/2025
Thank you!
