> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të programoni artikuj në grup duke përdorur RSS Feed

Mund të programoni artikuj dhe postime në blog në grup duke përdorur RSS Feeds ose [Postimet më të njohura.](https://publer.com/help/en/article/how-to-view-and-reuse-trending-posts-b9hcx7/)

# Për të programuar artikujt e RSS Feeds në grup:
 
* Shkoni tek skeda **Eksploro** në Publer.
* Zgjidhni **RSS Feeds**
* Nga "dropdown i të gjitha RSS Feeds", zgjidhni RSS Feed-in që dëshironi të shikoni dhe përdorni.
* Më pas, thjesht zgjidhni të gjitha postimet e blogut që dëshironi të ndani. Për të zgjedhur artikullin, klikoni në kutitë në cepin e djathtë të lartë të çdo artikulli.

![Zgjedhja e disa artikujve të RSS](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-25-220624_1uc6f3k.png)

* Pasi të keni zgjedhur të gjitha artikujt që dëshironi të ndani, klikoni mbi **Përdor**.

![Ndani artikujt e zgjedhur të RSS](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-25-215853-12_1x4g2j1.png)

* Kjo do të hapë krijuesin e postimeve, ku secili artikull i RSS Feed do të jetë një postim i veçantë:

![Ndani artikujt e RSS në masë](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-25-221108_uww6c2.png)

* Këtu, ju mund të vazhdoni me përpunimin e redaktimeve të fundit për postimet përpara se t’i programoni/publikoni ato!

Për të mësuar më shumë rreth të gjitha mënyrave në të cilat mund të programoni në masë, shkoni [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-schedule-in-bulk-16hbbj4/).
---

*Përditësuar nga: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)