> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të programoni sondazhe në Twitter/X

### DesktopStart

Tani mund të programoni lehtësisht sondazhe në Twitter përmes Publer! Ky opsion ju lejon të angazhoheni me publikun tuaj duke krijuar dhe programuar sondazhe paraprakisht, duke ju ndihmuar të grumbulloni reagime të vlefshme ose të shtoni interaksionin në llogarinë tuaj të Twitter.

# Për të programuar sondazhe në Twitter:

* Klikoni mbi butonin **Krijo**.
* Zgjidhni Twitter/X dhe shkruani pyetjen e sondazhit në përshkrimin.
* Klikoni mbi **ikonën e sondazhit**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-02-18-at-61005_165qm22.png)

* Filloni të shkruani opsionet që përdoruesit mund të zgjedhin.
* Për të shtuar më shumë se 2 opsione, klikoni mbi **+ Shto opsion**. Mund të shtoni deri në 4 opsione.

|| Çdo opsion i sondazhit ka një **limit prej 25 karakteresh**, prandaj mbani këtë parasysh kur krijoni opsionet tuaja.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-02-18-at-61058_1svj4mn.png)

||| Numri minimal i opsioneve që ju mund të shtoni në sondazh është 2. S'mund të krijoni sondazh me më pak se 2 opsione.

* Nëse keni nevojë të **hiqni** një prej opsioneve të sondazhit, mund të klikoni mbi ikonën e minusit në anën e djathtë.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-02-18-at-61237_6hnfh9.png)

* Zgjidhni **kohëzgjatjen e sondazhit** (deri në 1 javë).

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-02-18-at-61243_mp3c4e.png)

* **Ruaj** sondazhin dhe kontrollojeni atë në Parapamje e postimit para se ta programoni.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screenshot-2025-03-07-at-91309_100kykv.png)

### Mbajeni mend:

* Mund të përdorni vetëm tekst në opsionet e sondazhit, jo imazhe/video etj.
* Numri minimal i opsioneve që mund të shtoni në sondazh është 2. S'mund të krijoni sondazh me më pak se 2 opsione.
* Çdo opsion i sondazhit ka një **limit prej 25 karakteresh** për Twitter.
* S'mund të redaktoni sondazhin e publikuar në Twitter.
* Pyetja e sondazhit duhet të përfshihet në përshkrimin e postimit.
* Kur postoni sondazhe në grup në LinkedIn, Twitter dhe Mastodon, limiti i 25 karaktereve vlen për të gjitha llogaritë (sepse Twitter ka limitin më të ulët).
---

*Shkruar nga: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)

### DesktopEnd
### MobileStart

Tani mund të programoni lehtësisht sondazhe në Twitter përmes Publer! Ky opsion ju lejon të angazhoheni me publikun tuaj duke krijuar dhe programuar sondazhe paraprakisht, duke ju ndihmuar të grumbulloni reagime të vlefshme ose të shtoni interaksionin në llogarinë tuaj të Twitter.

# Për të programuar sondazhe në Twitter:

* Klikoni mbi butonin **Krijo**.
* Zgjidhni Twitter/X dhe shkruani pyetjen e sondazhit në përshkrimin.
* Klikoni mbi **ikonën e sondazhit**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/img4842_odokdc.jpg)

* Filloni të shkruani opsionet që përdoruesit mund të zgjedhin.
* Për të shtuar më shumë se 2 opsione, klikoni mbi **+ Shto opsion**. Mund të shtoni deri në 4 opsione.

|| Çdo opsion i sondazhit ka një **limit prej 25 karakteresh**, prandaj mbani këtë parasysh kur krijoni opsionet tuaja.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/img4843_1s9z211.jpg)

||| Numri minimal i opsioneve që ju mund të shtoni në sondazh është 2. S'mund të krijoni sondazh me më pak se 2 opsione.

* Nëse keni nevojë të **hiqni** një prej opsioneve të sondazhit, mund të klikoni mbi ikonën e minusit në anën e djathtë.
* Zgjidhni **kohëzgjatjen e sondazhit** (deri në 1 javë) dhe **Ruajeni** atë.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/img4844_kxu4j1.jpg)

* Për ta parashikuar atë, klikoni mbi ikonën e syrit pranë **Tjetër** dhe shikoni sondazhin në **Parapamje e postimit** para se ta programoni.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/img4845_asso1c.jpg)

### MobileEnd