> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të publikosh menjëherë një postim në Publer

Postimi njëkohësisht në shumë llogari sociale është një nga karakteristikat më thelbësore të Publer.

### Kur postoni menjëherë:

* Ju mund të përgatisni një postim të plotë për **Facebook**, **Twitter**, **LinkedIn**, **Pinterest**, **Instagram**, **YouTube**, **WordPress** dhe **Google My Business**.
* Ju mund të **Shikoni** të gjitha postimet tuaja sociale para se të botohen.
* Ju mund të postoni menjëherë edhe postimet që i keni caktuar për një kohë më të vonshme të ditës, javës, muajit, etj.
* Ju mund të postoni menjëherë në një apo sa më shumë llogari që dëshironi në të njëjtën kohë.

# Ju mund të publikoni postime menjëherë:

### 1. Për vetëm 1 llogari sociale:

* Shkoni te faqja **Krijo**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/thr1_i0k06s.png)

* Në të majtë, zgjidhni të gjitha llogaritë sociale për të cilat dëshironi të caktoni postimin.
* Filloni të krijoni postimin tuaj duke pasur parasysh [llojet e postimeve të mbështetura](/en/article/what-post-types-are-supported-and-what-are-their-limitations-1687rte/).
* Në fund, klikoni mbi **Posto**! 

### 2. Për shumë llogari sociale në të njëjtën kohë:

* Shkoni te faqja **Krijo**.
* Zgjidhni të gjitha llogaritë sociale për të cilat dëshironi të caktoni postimin.
* Filloni të dizajnoni postimin sipas dëshirës së juaj.
* Në fund, klikoni mbi **Posto**. 

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/pub1_1fv08n6.png)

#### 3. Për shumë llogari dhe [personalizim](https://help.publer.io/en/article/customizing-posts-for-each-social-network-1cgw0wg/?1587461772480) i postimeve për secilën prej tyre:

* Shkoni te faqja **Krijo**.
* Zgjidhni të gjitha llogaritë sociale për të cilat dëshironi të caktoni postimin.
* Klikoni mbi ikonën [Personalizo](https://help.publer.io/en/article/customizing-posts-for-each-social-network-1cgw0wg/?1587461772480), që të mundë të krijoni një postim të ndryshëm për çdo llogari.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/pub2_16dlid8.png)

* Dizenjoni postimet tuaja përkatësisht.
* Në fund, klikoni mbi **Posto**.