> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të redaktoni postimet e programuara

### DesktopStart

Nëse harron diçka gjatë programimit të një postimi, gjithmonë mund ta ndryshosh më vonë.

### Për të redaktuar postimet që janë krijuar tashmë:

* Shko në faqen e **Kalendarit** dhe aplikoni filtrat që ju nevojiten.
* Zgjidh **Të Programuara**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2025-06-10-190751-publer_evr6bz.png)

* Filtron bazuar në llogarinë sociale ose [etiketat](/en/article/how-to-filter-posts-by-color-coded-labels-havoz7/) .
* Nëse thjeshtë dëshiron të [ndryshosh kohën dhe datën](/en/article/how-to-reschedule-posts-mypcso/) e postimit, kliko mbi vlerën e kohës në cepin e djathtë të lartë.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2025-06-10-190958-publer1_1hr023b.png)

* Kliko **Redakto** nëse dëshiron të bëj ndryshime në përmbajtjen e postimit.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2025-06-10-190958-publer_1u5r7ee.png)

* Përfundimisht, kliko mbi **Ruaj** për ta përditësuar postimin.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2025-06-10-191948-publer_pt67wg.png)

* Gjithmonë mund të bësh Parapamje të postimit pas ndryshimeve duke klikuar mbi ikonën **Parapamje** (ikona e syrit) nën postim.

###### Mund të redaktosh:

* Postimet e dështuara
* [Draftet](/en/article/how-to-convert-a-scheduled-post-to-a-draft-post-k01m8p/)
* [Ripërdorimin](/en/article/how-to-recycle-posts-21oc1h/)
* [Përsëritjet](/en/article/how-to-edit-recurring-posts-kyyd8/)

Ose, mund të redaktosh postimet e tua brenda **Kalendarit** . Mëso më shumë rreth kësaj [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-create-and-edit-posts-from-within-the-calendar-z6yzj7/) .

### DesktopEnd
### MobileStart

Nëse harron diçka gjatë programimit të një postimi, gjithmonë mund ta ndryshosh më vonë.

### Për të redaktuar postimet që janë krijuar tashmë në versionin për celular:

* Kliko mbi ikonën e Kalendarit në fund të ekranit.
* Te **ikona e postimeve** zgjidh **Pamjen e Listës** për të parë të gjithë postimet.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img8689-copypng_40f3py.png)

* Kliko në **ikonën e filtrit** në krye të ekranit.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img8689-copy-2png_vj4f9j.png)

* Zgjidh postimet **E Programuara** dhe hap postimin që dëshiron të ndryshosh.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img8691_cw905g.jpg)

* Shtyp pikat tre në cepin e djathtë të ekranit dhe zgjidh **Redakto**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img8693_pnej7a.jpg)

* Pas redaktimit shtyp mbi **Ruaj** për të përditësuar postimin.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img8695_utlvvq.jpg)

###### Mund të redaktosh:

* Postimet e Programuar
* Postimet e Dështuara
* Draftet

### Për të ri-programuar postimet e krijuar në versionin për celular:

* Hap postimin që dëshiron të ndryshosh.
* Shtyp pikat tre në cepin e djathtë të ekranit dhe pastaj zgjidh **Ri-programo** .

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img8806_vutv6p.jpg)

* Zgjidh ditën dhe kohën e dëshiruar dhe pastaj shtyp **Konfirmo** .

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/img8807_19uk44d.jpg)

### MobileEnd
---

*Përditësuar nga: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)