> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të redaktoni/përditësoni nënshkrimet

Nënshkrimet janë tekste që do të shtohen automatikisht në fund të postimeve tuaja. Nënshkrimet mund të përbëhen nga tekst, emojitë, hashtagët, slogane, email-e, numra telefoni, etj. Ju mund të modifikoni një nënshkrim për ta përditësuar me markën tuaj.

# Për të ndryshuar nënshkrimet:

* Shkoni te **Llogaritë Sociale** dhe zgjedhni llogarinë për të cilën doni të ndryshoni nënshkrimin.
* Zgjidhni skedën **Nënshkrime**.
* Klikoni mbi **3 pikat** në krye të nënshkrimit të dëshiruar.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2024-12-19-142205_zh9pt6.png)
* Klikoni mbi **Modifiko nënshkrimin**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2024-12-19-142342-publer1_v37p89.png)
* Do të hapet një skedë ku mund të modifikoni **emrin, përmbajtjen e nënshkrimit** dhe të zgjedhni nëse dëshironi të aktivizoni/fikni opsionet **Nënshkrim i parazgjedhur** dhe **Apliko në titull në postimet me shumë foto**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2024-12-19-144131_2syepp.png)
* Së fundi klikoni mbi **Përditëso**. Mësoni më shumë rreth nënshkrimeve [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-create-use-signatures-1lqe4ca/).
---

*Shkruar nga:&#32;[Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)