> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të renditni/filtroni analizat/statistikat e postimeve tuaja

### DesktopStart
Ju mund të renditni të gjitha postimet tuaja bazuar në arritje, angazhim ose datën e publikimit, për të pasur një pamje më të organizuar sipas dëshirës suaj. Shtë, ju mund të filtroni postimet sipas metrikave, tipit të postimit, fjalëve kyçe, dhe etiketave për t'u përshtatur kërkimit tuaj dhe gjetur përmbajtjen që ju nevojitet.

# Për të renditur statistikat e postimeve tuaja:

* Shkoni te **Analiza** në Publer.
* Zgjidhni një llogari sociale të caktuar.

| Gjithashtu, ju mund të shikoni **Statistika të postimeve** për të gjitha llogaritë, duke mos zgjedhur asnjë llogari në anën e majtë.

* Zgjidhni skedën **Statistika të postimeve**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-3005_t8gk2d.png)

### Renditja sipas angazhimit të postimit

Ju mund të rendisni sipas **Tipit, Ndarjeve, Arritjes, Reagimeve, Komenteve, Shikimeve të Videos, Klikimeve të Linkut.**

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-3005_1di2cd6.png)

*Për shembull:* Nëse dëshironi të keni një idé më të mirë për postimet që kishin performancën më të mirë, thjesht klikoni mbi **Arritje** për t'i renditur ato bazuar në atë kriter.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-3063_d2nmjl.png)

Gjithashtu, ju mund të modifikoni tabelën duke klikuar mbi **ikonën e tabelës** në anën e djathtë dhe të rendisni metrikat duke i tërhequr dhe larguar.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-3074_4ru6oz.png)

### Renditja e postimeve sipas datës së publikimit

Ju mund të rendisni postimet sipas datës së tyre të publikimit nëse klikoni mbi **Postimet e Fundit**, në rend rritës ose zbritës.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-3110_1vvg9l9.png)

# Për të filtruar statistikat e postimeve tuaja:

Përveç renditjes së postimeve, ju gjithashtu mund t'i **filtroni** ato, duke ju lejuar të shfaqni vetëm postimet që dëshironi për intervalin e kohës të caktuar.

### Filtrimi sipas metrikave

Duke modifikuar tabelën e Statistikave të Postimeve, mbi **ikonën e tabelës** në anën e djathtë, ju mund të zgjidhni metrikat që dëshironi të shfaqni.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-3074_jis503.png)

||| Mbani në mend, tabela dhe të dhënat që prezantojmë ndryshojnë nga një llogari sociale në tjetrën, bazuar në metrikat që mbledhim për çdo llogari të rrjetit social. Mësoni të gjitha rreth metrikave që mbledhim [këtu](https://help.publer.io/en/article/what-metricsanalytics-are-gathered-for-each-social-network-1ibwz3q/).

### Filtrimi sipas tipit të postimit

Default është **Çdo tip postimi**, por ju mund të filtroni postimet duke klikuar mbi **Video, Foto, GIF, Status Update**, kështu që të shfaqet vetëm tipi i dëshiruar i postimit.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-3150_dg4v15.png)

### Filtro postimet sipas fjalëve kyçe

Në skedën e Statistikave të Postimeve, ju mund t'i **kërkoni** postimet manualisht, i cili është i dobishëm kur kërkoni për një postim specifik me anë të fjalëve kyçe.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-3153_1j30ndi.png)

### Filtrimi i postimeve sipas etiketave

Ju gjithashtu mund të filtroni postimet sipas etiketave, duke klikuar mbi etiketën e dëshiruar.

|| Shënim: Etiketat do të shfaqen nën skedën e Kërkimit dhe Tipit të Postimit, sa kohë që intervali i kohës i zgjedhur përmban postime me etiketa.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-3183_16lp0xn.png)

Hidhni një sy te gjitha analizat e tjera në faqen, si [kohët më të mira për të postuar](https://help.publer.io/en/article/how-to-find-the-best-times-to-post-on-publer-8agvrn/).
---

*Shkruar nga*: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)

### DesktopEnd
### MobileStart

Ju mund të renditni të gjitha postimet tuaja bazuar në arritje, angazhim ose datën e publikimit, për të pasur një pamje më të organizuar sipas dëshirës suaj. Shtë, ju mund të filtroni postimet sipas metrikave, tipit të postimit, fjalëve kyçe, dhe etiketave për t'u përshtatur kërkimit tuaj dhe gjetur përmbajtjen që ju nevojitet.

# Për të renditur statistikat e postimeve tuaja:

* Hapni aplikacionin mobil të Publer dhe shkoni te **Analiza**.
* Zgjidhni një llogari sociale të caktuar.

| Gjithashtu, ju mund të shikoni **Statistika të postimeve** për të gjitha llogaritë, duke mos zgjedhur asnjë llogari në anën e majtë.

* Zgjidhni skedën **Statistika të postimeve**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-15-173409-clipboard_cxopta.png)
* Klikoni mbi **ikonën e renditjes**, për të filtruar dhe renditur postimet.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-15-172923-clipboard_1cmgmbh.png)

### Renditja sipas angazhimit të postimit

Ju mund të rendisni/sortonoi sipas **Datës, Pëlqimeve, Komenteve, Ndarjeve, Klikimeve të Postimeve, Arritjes, Shikimeve të Videos, Klikimeve të Linkut.** në rend rritës apo zbritës.

*Për shembull:* Nëse dëshironi të keni një idé më të mirë për postimet që kishin performancën më të mirë, thjesht klikoni mbi **Arritje** për t'i renditur ato bazuar në atë kriter.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-15-173821-clipboard_162afcc.png)

### Filtrimi sipas tipit të postimit

Përveç renditjes së postimeve, ju gjithashtu mund t'i **filtroni** ato, duke ju lejuar të shfaqni vetëm postimet që dëshironi për intervalin e kohës të caktuar.

Default është **Të gjitha tipet e postimeve**, por ju mund të filtroni postimet duke klikuar mbi **Video, Foto, GIF, Status Update**, kështu që të shfaqet vetëm tipi i dëshiruar i postimit.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-15-173650-clipboard_141z0jx.png)

### MobileEnd