> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të shikojmë analizat për postimet më të njohura

### DesktopStart

### Për të parë analizën për Postimet më të njohura:

* Shkoni te skeda **Eksploro** në Publer.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-24-172452_1ez2qi.png)

* Zgjidhni skedën **Postimet më të njohura**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-24-195612_yeybya.png)

* Zgjidhni një **Platformë**, **Kategorinë** dhe filtroni sipas **Postimeve më të fundit** ose **Postimeve kryesore** duke klikuar në një nga opsionet e dhëna më poshtë:

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-24-205614_o6l1z9.png)

* Klikoni mbi postimin e zgjedhur për të e hapur dhe për të parë të dhënat e tij analitike.
* Metrikat që do të shfaqen janë: **Pëlqime, Komente, Shpërndarje, Klikime mbi postimet, Klikime mbi linket, Shtrirje, Shikime videosh, Shkalla e angazhimit, Shkalla e klikimeve dhe Shkalla e shtrirjes.**

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-24-205744-11_1pnta6n.png)

Mësoni më shumë rreth postimeve më të njohura [këtu](https://help.publer.io/en/article/how-to-view-and-reuse-trending-posts-b9hcx7/?bust=1718805306059). 

### DesktopEnd

### MobileStart

### Për të parë analizën e Postimeve më të njohura në aplikacionin për celular:

* Shkoni te skeda **Eksploro** në aplikacionin për celular.
* Zgjidhni skedën **Postimet më të njohura**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-25-184927-clipboard_xxictm.png)

* Në **ikonën e filtreve** në krye të ekranit zgjidhni një **kategori**. Mund të zgjidhni edhe **Nën-kategori**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-25-185112-clipboard_e3jtmq.png)

* Filtroni sipas **Postimeve më të fundit** ose **Postimeve kryesore** duke klikuar mbi një opsion nga menuja zbritëse:

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-25-185322-clipboard_1hqygfw.png)

* Mund të filtroni edhe sipas **Platformave** (Twitter/Instagram).
* Klikoni mbi postimin e zgjedhur për të e hapur dhe për të parë të dhënat e tij analitike.
* Metrikat që do të shfaqen janë: **Pëlqime, Komente, Shpërndarje, Klikime mbi postimet, Klikime mbi linket, Shtrirje, Shikime videosh, Shkalla e angazhimit, Shkalla e klikimeve dhe Shkalla e shtrirjes.**

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/-/e/e/f/b/eefbebed3e091800/2026-06-25-200743-clipboard_1lzu3go.png)

### MobileEnd
---

*Shkruar nga: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)