> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të shikoni dhe të ripërdorni postimet më të mira të konkurrencës

### DesktopStart
Me Publer, tani mund të shikoni dhe të riperdorni postimet më të suksesshme të konkurrentëve tuaj nga Analizat/Statistikat.

# Për të riperdorur postimet më të suksesshme të konkurrentëve tuaj nga Analizat/Statistikat:

* Shkoni tek**&#32;Analiza/Statistikat.**
* Zgjidhni një llogari specifike sociale në anën e majtë (Twitter, Facebook, Instagram).
* Navigoni tek skeda **Analizë e konkurrencës**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-5184_12ycbxa.png)

* Zbritni poshtë në seksionin **Statistika të postimeve**, për të parë performancën e hollësishme të postimeve.

![Post Insights](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-29-at-1117_bf2egh.png)

* Keni mundësinë të zgjidhni periudhën tuaj të preferuar kohore. Si parazgjedhje, periudha e zgjedhur kohore është **7 ditët e fundit**, por gjithashtu ka opsion për ju të zgjidhni një **interval të personalizuar**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-5460_agcphy.png)

* Gjithashtu, mund t'ia rendisni nga angazhimet më të larta deri në ato më të ulëta duke klikuar mbi kategoritë për të gjetur më lehtë postimet tuaja më të suksesshme.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-29-at-1115_1f00k58.png)

* Pasi të keni identifikuar postimin më të suksesshëm, shikoni kolonën **Veprim** dhe klikoni mbi tre pikat.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-29-at-1116_a2l5g3.png)

* Do t'ju paraqiten opsionet **Ripërdor Postimin**, **Shpërndaj Postimin**, dhe **Shiko Postimin**.
* Më pas, zgjidhni ose **Ripërdor Postimin** ose **Shpërndaj Postimin** në varësi të preferencës apo kërkesës tuaj.
* Së fundi, shtoni prejardhjen përfundimtare dhe programo përkatësisht.

|| Mësoni më shumë rreth Analizës në web [këtu](https://help.publer.io/en/article/what-are-publer-analytics-1a9vkgm/).
---

*Shkruar nga:&#32;[Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)

### DesktopEnd
### MobileStart

Me Publer, tani mund të shikoni dhe të riperdorni postimet e performuara më mirë nga konkurentët tuaj nga Analiza.

# Për të riperdorur postimet më të suksesshme të konkurrentëve tuaj nga Analiza:

* Shkoni tek **Analiza**.
* Zgjidhni një llogari specifike sociale në pjesën e sipërme (Twitter, Facebook).
* Navigoni tek skeda **Analizë e konkurencës** duke lëvizur opsionet e analizës në ekran nga e djathta në të majtë.
* Keni mundësinë të zgjidhni periudhën tuaj të preferuar kohore. Si parazgjedhje, periudha e zgjedhur kohore është **7 ditët e fundit**, por gjithashtu ka opsion për ju të zgjidhni një **interval të personalizuar**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-14-095520-clipboard_nyw8hc.png)
* Klikoni mbi një nga faqet e konkurentëve që keni shtuar.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-14-095520-clipboard2_1iqieb1.png)
* Do të shikoni Performancën e Konkurentit, e cila përfshin: **Numrin e Postimeve**, **Angazhimin**, **Shtrirjen**, **Numrin e Videove**, **Numrin e Fotove**, **Numrin e Lidhjeve**, **Numrin e Teksteve/Statusit**, **Ndjekësit** dhe **Rritjen e Ndjekësve**.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-14-105053-clipboard_wqn3co.png)
* Më poshtë në faqen e **Performancës së Konkurentit**, do të shihni **Postimet më të Larta** të tyre të cilat do t'ju lejojnë të krahasoni angazhimet e përmbajtjes tuaj kundrejt atyre të konkurrentëve tuaj. Mund ta analizoni cilat postime tërhiqën më shumë vëmendjen dhe identifikoni strategjitë që ishin më efektive për ju, si dhe fushat që kërkojnë përmirësim.
* Mund të zgjidhni një nga postimet e paraqitura ose **të kërkoni** një specifike.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-14-105203-clipboard1_ddm1qg.png)
* Mund ta rendisni nga angazhimet më të larta deri te më të ulëtat, shtrirja, lloji etj. për të gjetur më lehtë postimet më të suksesshme të konkurrentëve tuaj.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-14-105203-clipboard1_4s72pq.png)
* Pasi t'i keni identifikuar postimet më të suksesshme, klikoni mbi atë dhe më pas klikoni mbi tre pikat.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-14-105430-clipboard_10l9v0r.png)
* Do t'ju paraqiten opsionet për të **Ripërdorur**, **Shpërndarur**, dhe **Shikuar **postimin.

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-14-105934-clipboard_x7qdot.png)
* Më pas, zgjidhni ose **Ripërdor Postimin** ose **Shpërndaj Postimin** në varësi të preferencës apo kërkesës tuaj.
* Së fundi, shtoni prejardhjen përfundimtare dhe programo përkatësisht.

|| Mësoni më shumë rreth Analizës [këtu](https://help.publer.io/en/article/what-are-publer-analytics-1a9vkgm/).
---

*Shkruar nga:&#32;[Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)

### MobileEnd