> ## Knowledge Base Index
> Fetch the complete knowledge base index at: https://publer.com/help/sitemap.xml
> Use this file to discover available pages before exploring further.
> Pure-Markdown content can be obtained by appending a '.md' suffix to the content URLs listed in the sitemap (without the trailing slash).

# Si të shikosh kohën më të mirë për të postuar të konkurrëncës

### DesktopStart

Me Publer, ju mund të gjeni lehtësisht oraret më të mira për të postuar në llogaritë tuaja sociale, bazuar në performancën e postimeve të mëparshme dhe të dhënat e mbledhura.

# Si të gjeni orët më të mira për të postuar:

* Shkoni te **Analiza** në Publer.  
* Zgjidhni një llogari sociale në të majtë (p.sh. Facebook, Twitter).  
* Hyni te skeda **Analiza e Konkurrentëve**.  

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-5184_10t1nly.png)

* Në tabelë do të gjeni kolonën **Koha më e mirë për të postuar**.  
* Zgjidhni një konkurrent dhe klikoni te **Shiko**.  

| Grafiku i **Kohës më të Mirë për të Postuar** shfaqet sipas [Cilësimeve](https://app.publer.io/#/settings) që keni zgjedhur.  

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-27-at-5212_1qt0bd0.png)

* Mund të krijoni një post direkt për atë orar duke klikuar mbi të dhe pastaj te **Krijo Postim**.  

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/screen-shot-2024-12-29-at-1050_10zjtg0.png)

* Përgatitni postimin dhe **programojeni** sipas nevojës.  

---

*Shkruar nga: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)

### DesktopEnd

### MobileStart

Me aplikacionin mobil të Publer, ju mund të shihni oraret më të mira për të postuar të konkurrentëve tuaj, bazuar në postimet e tyre dhe të dhënat e mbledhura. Kjo ju jep një pasqyrë të qartë të strategjisë së tyre dhe ju ndihmon të optimizoni oraret e postimeve tuaja për angazhim maksimal.  

# Si të gjeni orët më të mira për të postuar të konkurrentëve:

* Hapni aplikacionin mobil dhe shkoni te **Analiza**.  
* Zgjidhni një llogari sociale në krye (p.sh. Facebook, Twitter).  
* Në skedën **Konkurrentë**, klikoni mbi **3 pikat** në anën e djathtë të faqes së konkurrentit.  

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-14-095520-clipboard1_146eobd.png)

* Klikoni mbi **Shiko orët më të mira**.  

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-14-095855-clipboard_ex1d52.png)

| Grafiku i **Orëve më të Mira për të Postuar** shfaqet sipas **Cilësimeve** tuaja. Për shembull, nëse keni caktuar që dita të nisë në orën 11:00 dhe java të nisë të hënën, grafiku do të reflektojë këto zgjedhje.  

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-14-100005-clipboard_1fq227s.png)

* Mund të krijoni një post direkt për atë orar duke klikuar mbi **Krijo Postim**.  

![](https://storage.crisp.chat/users/helpdesk/website/eefbebed3e091800/2025-01-14-100123-clipboard_1ihibty.png)

* Përgatitni postimin dhe **programojeni** sipas nevojës.  

---

*Shkruar nga: [Brikena Cani](https://publer.io/about/brikenacani)

### MobileEnd
