Si të shikosh statistikat e postimeve të konkurrencës
Me Publer, tani mund të shikoni dhe të ripërdorni postimet më të mira të konkurrentit tuaj nga Analizat.
Si të ripërdorni postimet më të mira të konkurrentit nga Analizat:
- Shkoni te Analizat.
- Zgjidhni një llogari sociale specifike në të majtë.
- Klikoni te skeda Analiza e Konkurrencës.
- Zbrisni deri te seksioni i Statistikave të Postimeve, për të parë performancën e detajuar të postimit.
- Keni mundësi të zgjidhni intervalin kohor sipas dëshirës. Si parazgjedhje, shfaqen 7 ditët e fundit, por mund të vendosni edhe një interval të personalizuar.
- Mund të renditni gjithashtu nga angazhimet më të larta tek më të ulëtat, duke klikuar mbi kategoritë për të gjetur lehtësisht postimet më të mira.
- Pasi të identifikoni postimin më të mirë, shikoni nën kolonën Veprimi dhe klikoni mbi tre pikat.
- Do të shfaqen opsionet Ripërdor postimin, Shpërndaj postimin, dhe Shiko postimin.
- Zgjidhni ose Ripërdor postimin ose Shpërndaj postimin, sipas nevojës suaj.
- Më pas, shtoni përfundimet dhe programoni postimin siç dëshironi.
*Shkruar nga: Brikena Cani
Updated on: 13/09/2025
Thank you!